David Randall
Supozoj që pjesa më e madhe prej nesh nuk pret të arrijë suksese të mëdha në fillimin e karrierës së vet, dhe mendon se kënaqësitë do të vijnë më vonë. Kështu që do të ishte pak e trishtuar nëse, po të rimendojmë jetën tonë në punë, ne vetëdijesohemi se gjënë për të cilën jemi më shumë krenarë, e kemi bërë në debutimin tonë. Por, pikërisht kjo i ndodhi një reporteri që unë njoh. Shkruan për një gazetë kombëtare, dhe artikujt e tij janë botuar në gjithë botën. Merret me tema të mëdha dhe lajme me rëndësi ndërkombëtare. Por, ai ka dyshimin se artikujt më të rëndësishëm të jetës, i ka shkruar dyzetë vjet më parë, kur ishte 25 vjeç dhe punonte për një të përditshme lokale.
Gjithçka kishte nisur kur një i pastrehë ishte gjetur i vdekur në stolin e një parku, në një qytezë në jug të Londrës, aty ku gazetari ynë po bënte praktikën në një të përditshme. Kishte shkruar një artikull dhe ia kishte propozuar kryeredaktores së tij.
“Po, endacakët vdesin vazhdimisht”, i kish thënë ajo. “Ku është lajmi këtu”?
Gazetari ishte përgjigjur: “Nuk është askush që të ndihmojë ata të gjorët. Ky nuk është lajm? Ta hajë dreqi, jemi në 1976-ën!”
Në fund, artikulli ishte botuar dhe gazetari kishte nisur të pyeste se sa të pastrehë kishte qyteti. U ishte drejtuar autoriteteve kompetente, por këta kishin mohuar që të kishte të pastrehë. Kështu, bashkë me një mikun e tij, kishte vendosur të dilte vetë netëve, për t’i kërkuar. Kishin shkuar në vendparkime, në banjot publike, në shtëpitë e braktisura, në parqe dhe kishin gjetur disa dhjetëra.
Gazetari i ri kishte shkruar një tjetër artikull dhe, kur ishte botuar, famullitari i qytezës kishte sfiduar atë dhe mikun e tij, që të mos ndaleshin vetëm tek të folurit dhe të shkruarit, por edhe të bënin diçka.
“Të bëj?”, kishte menduar gazetari. “Gazetarët nuk bëjnë, por shkruajnë”.
Por, prifti kishte këmbëngulur, kështu gazetari kishte shkruar një tjetër artikull, duke i ftuar të gjithë qytetarët që donin të ndihmonin të pastrehët, që të merrnin pjesë në një takim.
Në takim ishin paraqitur rreth 25 vetë. Kishin themeluar një ent bamirësie të quajtur “Nightwatch”, që angazhohej për të sjellë supë të ngrohtë gjatë tre netëve të javës, si dhe bukë apo të tjera gjëra, për të cilat të pastrehët kishin nevojë. Gazetari i ri në moshë ishte një prej tyre dhe më vonë do të bëhej president i organizatës.
Mundem ta rrëfej këtë histori me një farë sigurie, sepse ai gazetar isha unë vetë. Kohët e fundit mora pjesë në festimet e përvjetorit të dyzetë të entit të bamirësisë. Tani shpërndarja e gjellëve të ngrohta bëhet shtatë ditë në javë. Në këta vite, organizata ka ndihmuar qindra persona që të gjejnë një shtëpi, një punë apo ndihmë mjekësore për problemet e tyre mendore, si dhe të varësisë nga drogat.
Ka hapur një hostel, ka ndihmuar migrantët pa shtëpi dhe ka themeluar një tjetër organizatë për të pastrehët nën moshën 25 vjeç, që për çdo vit kujdeset për mijëra të rinj e të reja në Londër. Ndërkohë që isha ulur aty e dëgjoja gjithë këto gjëra, nuk mund të mos mendoja që asnjë prej artikujve të mi, apo fushatave në të cilat kam marrë pjesë, nuk ka patur një efekt konkret, si ato radhë që kisha shkruar për të pastrehët – 40 vjet më parë.
Përse?
Pothuaj të gjithë ato gjëra që ne gazetarët bëjmë dhe për të cilat jemi krenarë, në afat gjatë nuk kanë shumë rëndësi. Në momentet tona të marrëzisë më të madhe – dhe kemi shumë të tilla, ndonëse përulësia nuk është karakteristikë e gazetarëve – mund të fantazojmë se autoritetet i studiojnë me vëmendje fjalët tona dhe se kjo, herët a vonë, do të prodhojë ndonjë farë ndryshimi në zgjedhjet e tyre.
Por, është iluzion. Në kuptimin e efekteve konkrete, ajo që vërtetë ka rëndësi (përtej detyrës, thelbësore në një demokraci, të përhapjes së informacionit), është të shtyjmë lexuesit që të veprojnë. Dhe, është më shumë e mundur që kjo të ndodhë nëse punon për një gazetë lokale, sesa një të tillë kombëtare.
Nismat e gazetave lokale shpeshherë ia dalin të shpëtojnë shkolla që rrezikojnë të mbyllen, të përmirësojnë shërbimet shëndetësore, të mbrojnë vende me interes historik, e kështu me radhë. Një gazetë apo radio lokale mund të shtyjë publikun të veprojë, sepse mbulojnë një hapësirë mjaftueshëm të vogël, sa t’u lejojnë njerëzve që duan të angazhohen, që të takohen dhe të bëjnë diçka. Asnjë e përditshme kombëtare nuk mund të bëjë një gjë të tillë. Nëse zhvendosesh nga një gazetë lokale në një gazetë kombëtare, ndoshta fiton më shumë dhe merresh me tema të një interesi më të përgjithshëm, por humbet shansin për t’i ndryshuar gjërat.
Morali i parë i historisë është që angazhimi lokal funksionon. Mos u qani për një problem në nivel kombëtar, përpiquni ta zgjidhni në nivel lokal.
I dyti është që, falë sfidës së atij priftit, në atë kohë unë vetë shkova kundër rregullave të gazetarisë dhe u rrëmbeva prej lajmit. Në epokën e internetit, me botën e mbushur me njerëz që shkruajnë dhe komentojnë gjithçka, këto norma duken të kapërcyera tashmë. Gazetarët duhet të përfshihen më shumë.
Sot jam 65 vjeç dhe me një tjetër organizatë bamirëse po përpiqem të imitoj veten time kur isha 25. /bota.al/
(Autori ka qenë kryeredaktor i Independent on Sunday në Londër. Libri i tij i fundit është: “Trembëdhjetë gazetarë pothuaj të përsosur”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën