Një shekull më parë, nga data 6 shkurt 1921, Marigo Posio (që qëndisi flamurin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912) filloi botimin e gazetës “Shpresa Kombëtare” organ i shoqërisë me të njëjtin emërtim i zonjave në Vlorë e më gjerë. Kjo ishte e para gazetë e botuar nga gratë shqiptare brenda Shqipërisë.
“Deri më sot është arritur të identifikohen gjashtë numra nga kjo gazetë, duke mos pretenduar që këto të jenë koleksioni i plotë i saj. Për më shumë, kjo gazetë shpërfaqi talentin e editorialistes Fereniqi Posio, bija e madhe e Marigo dhe Jovan Posios, e cila pak vite më vonë u nda nga jeta në moshë shumë të re.
Misioni i ‘Shpresës’ ishte emancipimi i gruas shqiptare, shkollimi dhe lartësimi i saj, pasi kështu femra shqiptare do të behej më e dobishme për shoqërinë. Heshturazi, tani pas një shekulli, kjo gazetë flet mes faqeve të saj problematikave të ngritura e mbase disa prej së cilave i hasim ende sot. Si dëshmi e patriotizmit, gazeta mbi letrën e saj të kuqe mban shkronjat me ngjyrë të zezë”, thotë studiuesi Niko Kotherja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
Një letër burrit të vdekur...
Fan S. Noli: Si u bëra shkrimtar (audio e rrallë)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre