LAJMI I FUNDIT:

Gazeta amerikane, Time: Berati në mesin e qyteteve madhështore për vitin 2023

Gazeta amerikane, Time: Berati në mesin e qyteteve madhështore për vitin 2023

Shtëpitë e vjetra prej guri rreshtohen në brigjet e lumit Osum në Berat, zhyt vizitorët në bukurinë historike të qytetit.

Kështu e nis rrëfimin gazeta e mirënjohur amerikane, Time, e cila e përzgjedhur qytetin shqiptar si një ndër më madhështorit për vitin 2023.


Ajo më tutje rikujton se “ky vit shënon 80 vjetorin e arritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të beratasve që kanë mbrojtur shumë hebrenj që kërkuan strehim – duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash për mysafirët dhe Zotin”.

Për të kuptuar më mirë historinë 400 vjeçare të hebrenjve të Beratit, duke përfshirë mënyrën sesi Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë që i strehoi gjatë Luftës së Dytë Botërore, është e nevojshme të vizitohet Muzeu i Solomonit. Një muze etnografik në një shtëpi tradicionale përballë rrugës ofron më shumë kontekst shqiptar, së bashku me kishat bizantine të shekullit XIII të Beratit, xhamitë e shekullit XVI dhe një kështjellë mijëvjeçare me pamje nga qyteti unik piktoresk.

Gazeta gjithashtu shkruan se Berati vazhdon traditën e mikpritjes së jashtëzakonshme me restorantet dhe hotelet e tij.

Nëpër urën e Goricës, dhomat moderne në Amalia Boutique Hotel e kundërshtojnë eksterierin e gurit të lashtë dhe një përzgjedhje rakish, fton mysafirët të shijojnë llojet e ndryshme shqiptare të konjakut, të popullarizuar në Ballkan.

Rakia e kemi gjithashtu në Lili Home-Made Food, më shumë një oborr i shtëpisë në lagjen Mangalem sesa restorant, pasi mikpritësi me të njëjtin emër argëton mysafirët duke shpjeguar menunë ndërsa gruaja e tij, Mirella gatuan në kuzhinën e shtëpisë së tyre familjare.

Tridhjetë minuta në malet jashtë qytetit, restaurant Roshniku shërben qengj të pjekur në skarë në mënyrë tradicionale, përfshirë verandën dhe hotelin pranë vreshtarisë së familjes, Kantina Alpeta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori