0Shares

Pensionistes së paemëruar, që gati shkeli një fëmijë që po kalonte zebrat në një rrugë të Essex të Anglisë, i është ndaluar përkohësisht leja e vozitjes.

Shoferja 80-vjeçare, është dashur t’i nënshtrohet testit të shikimit, ku u zbulua se pamja saj është dobësuar shumë dhe nuk mund të jetë më mbi timon, transmeton Telegrafi.

Derisa të vë syze apo thjerrëza, i ndalohet vozitja dhe duhet të paraqitet para drejtësisë, shkaku i rastit ku u largua me shpejtësi, pa u kujdesur nëse e ka lënduar fëmijën. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)