LAJMI I FUNDIT:

Gati, për ngjarjen e madhe të Albanologjisë

Gati, për ngjarjen e madhe të Albanologjisë

Edhe këtë vit Prishtina do të mirëpresë albanologë nga vende të ndryshme të botës, për në edicionin e 37-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Seminari, do të nisë të hënën, më 20 gusht. Punimet do të zgjasin deri më 31 gusht.


Këtë vit janë tri tema boshte për tri sesionet e seminarit: 1. Gjuhësi: Shqipja në diasporë – diasporat e shqipes; 2. Letërsi: Topika e letërsisë shqipe; 3. Kulturologji: Kultura në epokën digjitale. /RTV21/