LAJMI I FUNDIT:

Gati ligjin për sigurimin e depozitave bankare

Gati ligjin për sigurimin e depozitave bankare

Komisioni Europian (KE), ka përgatitur draftin ligjor të mekanizmit të vetëm të garancisë për depozitat bankare brenda Eurozonës. Kjo iniciativë që do marrë edhe pëlqimin e parlamentit europian pritet të haset me kritika të shumta nga qeveritë e vendeve anëtare.

Garancia e depozitave bankare është pikërisht themeli që i mungon unionit bankar. Ky i fundit është edhe objektivi i radhës i zonës së monedhës së përbashkët, duke qënë se mungesa e tij cenon stabilitetin financiar të rajonit.

Unioni Bankar bazohet te një mbikëqyrje e vetme ndaj kreditimit një fond të përbashkët për zgjidhjen e problemeve, si dhe një organizëm të ri për zgjidhjen e krizave. Objektivat kryesorë janë; shkombëtarizimi i mbikëqyrjes bankare, thyerja e lidhjes mes institucioneve bankare dhe borxhit kombëtar, përmirësimi i sistemit financiar europian, si dhe forcimi i unionit monetar.


Aktualisht, çdo vend i unionit ka një mekanizëm të vetin për të garantuar depozitat bankare. Gjatë viteve të fundit, legjislacionet e vendeve anëtare në këtë drejtim janë harmonizuar nën direktivat e Komisionit europian.

Në rast krize, garantohen vetëm depozitat deri në 100 mijë euro, dhe rimbursimi mund të bëhet vetëm brenda 10 ditëve. Një mekanizëm i vetëm europian do të thjeshtonte edhe më shumë punën e institucioneve në këtë drejtim. Mekanizmi do të bazohet në tre faza; risigurimi, bashkë-sigurimi dhe në fund sigurimi i plotë, që do të kthehet në realitet pas vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori