Gati dy të tretat e fëmijëve të Ukrainës janë larguar nga shtëpitë e tyre, thotë UNICEF

436:"A woman with two children and carrying bags walk on a street to leave Ukraine after crossing the Slovak-Ukrainian border in Ubla, eastern Slovakia, close to the Ukrainian city of Welykyj Beresnyj, on February 25, 2022, following Russia's invasion of the Ukraine. - Ukrainian citizens have started to flee the conflict in their country one day after Russia launched a military attack on neighbouring Ukraine. (Photo by PETER LAZAR / AFP) 3:"AFP
Gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre në gjashtë javët që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Manuel Fontaine, drejtor i programeve të urgjencës i UNICEF-it, i cili sapo u kthye nga Ukraina, tha se të shpërnguleshin 4.8 milionë nga 7.5 milionë fëmijët e Ukrainës në një kohë kaq të shkurtër, është diçka që ai nuk e kishte parë të ndodhte kaq shpejt në 31 vjet punë humanitare, përcjell Telegrafi.
Fontaine theksoi të hënën se nga fëmijët refugjatë të Ukrainës, 2.8 milionë janë të zhvendosur brenda Ukrainës dhe dy milionë të tjerë janë në vende të tjera.
Ndërkohë OKB-ja ka verifikuar vdekjen e 142 fëmijëve që nga 24 shkurti, megjithëse numri është pothuajse me siguri shumë më i lartë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































