LAJMI I FUNDIT:

Gates thotë se ilaçet ndaj COVID-19 duhet të shkojnë te njerëzit që kanë nevojë për to, jo për ata që ofrojnë më shumë para

Gates thotë se ilaçet ndaj COVID-19 duhet të shkojnë te njerëzit që kanë nevojë për to, jo për ata që ofrojnë më shumë para

Miliarderi dhe filantropi amerikan Bill Gates, ka bërë thirrje që ilaçet që përdoren për trajtimin e virusit COVID-19 dhe ndonjë vaksinë që mund të zbulohet në të ardhmen të jenë të shkojnë për vendet dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë, por jo vetëm për ata që ofrojnë më shumë para.

Gates shtoi se shpërndarja e ilaçeve në bazë të tregut, do ta zgjaste edhe më shumë pandeminë COVID-19.

“Nëse ne i lëmë ilaçet dhe vaksinat të shkojnë te ofertuesi më i madh i çmimit, në vend se të shkojnë te njerëzit dhe vendet ku ka më së shumti nevojë për to, ne do të kemi një pandemi më të gjatë, më të padrejtë dhe më vdekjeprurëse. Kemi nevojë që udhëheqësit t’i marrin këto vendime të vështira rreth shpërndarjes së bazuar në barazi, jo vetëm në faktorë të udhëhequr nga tregu”, tha Gates gjatë një video-konference të organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e AIDS-it, përcjell Telegrafi.

Ai tha se përpjekjet që filluan para dy dekadave për të luftuar HIV-in, kur vendet ishin bërë bashkë për të siguruar ilaçe në pjesën më të madhe të botës, mund të shërbejnë si model për t’i bërë të qasshme gjerësisht edhe ilaçet kundër COVID-19.

“Një nga mësimet më të mira në luftën ndaj HIV/AIDS është rëndësia e ndërtimit të këtij sistemi të madh dhe të drejtë botëror për shpërndarje në mënyrë që ilaçet të arrijnë te secili”, tha Gates.

Fondacioni Bill & Melinda Gates ka premtuar një total prej 250 milionë dollarësh drejt gjetjes së një ilaç apo vaksine kundër COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori