LAJMI I FUNDIT:

Gashi uron 23 Tetorin: Lufta solli shtetin që i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë

Gashi uron 23 Tetorin: Lufta solli shtetin që i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka dërguar urim qytetarëve me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Ai thotë se me themelimin e Organizatës Revolucionare Maqedonase në vitin 1893 u krijuan bazat e luftës së organizuar për liri dhe pavarësi.

“Lufta dhe mosnënshtrimi i vazhdueshëm gjatë dekadave që kaluan rezultuan në krijimin e një shteti, në të cilin brezi i sotëm i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë”, theksoi Gashi.


“Brezi i sotëm në shtetin tonë përballet me tundime të ndryshme dhe është vendosur para qëllimeve të tjera. Qëllimi ynë strategjik tani është anëtarësimi i plotë në BE dhe vendosja e mëtejshme në NATO si vend-anëtar i barabartë. Është sfidë për brezin tonë që vazhdimisht të avancojë proceset demokratike, standardet në shëndetësi, arsim dhe shkencë, sundimin e së drejtës, rrjedhat ekonomike dhe sociale dhe barazinë midis qytetarëve, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare, gjinore apo politike”, thotë Gashi.

Kryetari i Kuvendit në urim theksoi se datat e rëndësishme në historinë e kombeve tona janë kujtesa jonë se duhet të veprojmë së bashku në ndërtimin e një shteti bashkëkohor dhe me prosperitet.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori