Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se nuk do të lejohen të thuhen gjëra të pavërteta në Kuvendin e Kosovës, rreth personave të zhdukur.

Gashi ka thënë se vrasjet duhet zbardhur, ndërsa gjërat nuk duhet personalizuar, transmeton Telegrafi.

“Nuk është e drejtë të silleni kështu, këto vrasje nuk janë zbardhë, mos i personalizoni gjërat, janë tema të rënda. Nëse doni personale, mund të vazhdojmë debatet në personale, ka me u diskutu në nivel personal nëse doni. Nuk lejohet të thuhet diçka e pavërtetë. Të pavërtetat këtu nuk lejohen”, tha Gashi.

Seanca e Kuvendit ka filluar pak më herët ndërsa ishte ndërprerë për shkak të përplasjeve që kishin ndodhur mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së. /Telegrafi/