LAJMI I FUNDIT:

Gashi i reagon ashpër Aliut: Paranoja juaj për shpata e sharra po e shkatërron këtë vend, ne nuk i nënshtrohemi klithmave e britmave tuaja

Gashi i reagon ashpër Aliut: Paranoja juaj për shpata e sharra po e shkatërron këtë vend, ne nuk i nënshtrohemi klithmave e britmave tuaja

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është Buxheti për vitin 2021 ka pasur përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe atyre të LDK-së.

Fillimisht ka qenë deputeti i LVV-së, Liburn Aliu i cili akuzoi koalicionin qeverisës se po tenton të ndajë pasurinë e Kosovës me Serbinë.

Aliu tha se sa herë që LDK flet për interes nacional madhor, atëherë nga përvoja menjëherë duhet me shiku anash ku po ndezët sharra.

Pas kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, shkruan Telegrafi.

Aliu, LDK-së: Sa herë që flisni për interes nacional, ju e ndizni sharrën diku
Lexo po ashtu Aliu, LDK-së: Sa herë që flisni për interes nacional, ju e ndizni sharrën diku

Gashi shtoi se paranoja e sharrave, e thikave, dhe e shpatave mbi torte vazhdon dhe se kjo paranojë kjo sëmundje psikike po e shkatërron këtë vend.

“Ju të nderuar kolegë me këto paranoja, britma e klithma po tentoni ta terrorizoni këtë popull. Por ky popull nuk i nënshtrohet thirrjeve dëshpëruese të juaja, nuk do t’i nënshtrohet asnjëherë paranojave tuaja”, tha Gashi.

Ai u tha deputetëve të LVV-së se paranoja se Amerika po tenton ta zhbëjë shtetin e Kosovë do t’u mbes në fyt.

“Paranoja se Amerika po don me zhbë shtetin e Kosovës ka lind nga ju dhe do tu mbetet në fyt ju. Paranoja se në këtë buxhet ka një sharrë, është turp dhe jetoni me këtë turp. Kur i drejtohemi vendit dhe Kuvendit duhet të jeni të sinqertë, por juve ju mungon sinqeriteti sepse bazoheni në pafytyrësi”, tha Gashi.

Gashi shoti se Kosova nuk qeveriset me votat e Facebook-ut.

“E di që klithni e bërtisni, por klithma dhe britma juaj është më e vogël sesa dëshira juaj për ta mbrojtur këtë vend. E ne do të jemi këtu për ta mbrojtur këtë vend. Ne nuk do t’i nënshtrohemi asnjë lloj klithme, paranoje, sharre, shpate mbi tortën e Kosovës. Ky vend nuk do ti nënshtrohet asnjëherë të vetëm këtij mentaliteti bolshevik”, tha Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori