LAJMI I FUNDIT:

Aliu, LDK-së: Sa herë që flisni për interes nacional, ju e ndizni sharrën diku

Aliu, LDK-së: Sa herë që flisni për interes nacional, ju e ndizni sharrën diku

Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar LDK-në.

Aliu tha se sa herë që LDK flet për interes nacional madhor, atëherë nga përvoja menjëherë duhet me shiku anash ku po ndezët sharra.


“Nga përvoja sa herë që flisni për interes nacional madhor, atëherë duhet me shiku anash ku po dhezet sharra. Menjëherë kemi të drejtën e plotë me mendu se po e ndezë sharrën diku. Me këtë projektbuxhet e keni dhezë sharrën, ju kisha lut me atë sharrë që e keni ndezë të mos e përzieni me interes nacional. Interesi nacional madhor po deshifrohet mjaft mirë këto ditë”, tha Aliu.

Aliu ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka pasur legjitimitet dhe sipas tij nuk mund të bëjë projektligje për buxhetin, duke përmendur vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese,

“Kush e ka propozuar këtë projektligj, Qeveria jolegjtiime. Ajo Qeveri që asnjëherë nuk është zgjedhur sepse ka pasur defekt me numra. Po mundoheni me bë sa më shpejt edhe diçka më zi. Po shikoni me bë zi edhe pak këto ditë që jeni. Çfarë ka ky projektbuxhet. A ka diçka për Shëndetësi apo Arsim. Keni shtu në Infrastrukturë. Qysh mendoni me dal nga kriza. Njerëzit po vdesin, e ju po folni për interes nacional madhor”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/