LAJMI I FUNDIT:

Gashi premton stabilitetit dhe funksionalitetit të teatrove të qyteteve

Gashi premton stabilitetit dhe funksionalitetit të teatrove të qyteteve
Ilustrim

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka takuar grupin punues për hartimin e Ligjit për teatrot, me të cilët ka diskutuar për rrjedhën e procesit, përmbajtjen që do të ketë ligji dhe si do të ndikojë ai në përmirësimin e funksionimit të teatrove nëpër qytetet e Kosovës dhe në avancimin e jetës kulturore në përgjithësi.

“Komunave t’i mundësohet ndarja e mjeteve të nevojshme për teatrot e tyre, si dhe të angazhohen aktorët e qyteteve në këto teatro. Me këtë ligj fuqizohen teatrot nëpër qytetet e Republikës së Kosovës, si dhe do të ketë një angazhim më të madh të aktorëve të qyteteve përkatëse nëpër këto institucione të kulturës”, vlerësoi ministri.


Ai konsideroi se viti 2019 do të jetë “viti i kthesës së madhe për teatro”, institucione të cilat nuk kanë pasur trajtim dhe mbështetje me dinjitet nga komunat e Kosovës.

Ndërkaq, grupi punues u shprehën se do të hartojnë një ligj i cili do të jetë një politikë e zbatueshme dhe që do të ndikojë në rritjen e aktiviteteve kulturore dhe ngritjen e vlerave të mirëfillta.