Kujtim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë të Informacionit, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se duhet të ketë investime në fushën e informacionit.

Gashi ka shtuar se institucionet e vendit duhet ta kenë fokus avancimin e kësaj pjese.


“Çështja e ngritjes profesionale është temë që duhet të diskutohet. Kemi kufizim në avancimin e personelit. Duket se ka buxhet për investime të fushës së informacionit, por nuk po kanalizohen në vendin e duhur”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se janë duke u ballafaquar me ruajtjen e personelit.

“Kemi pasur reduktime të buxhetit dhe shkurtime të personelit, por duke pasur parasysh që teknologjia po avancon ne kemi ngecje të resurseve. Institucionet e vendit duhet ta kenë fokus avancimin e kësaj pjese. Ne aktualisht po e kemi sfidë ruajtjen e personelit dhe kapaciteteve nga lëvizje të tyre”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, Gashi ka folur rreth sulmit kibernetikë që është bërë ndaj institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/