LAJMI I FUNDIT:

Gashi për marrëveshjen e gazit: Serbia po thellon varësinë ndaj Rusisë, kërcënim për rajonin

Gashi për marrëveshjen e gazit: Serbia po thellon varësinë ndaj Rusisë, kërcënim për rajonin

Marrëveshja e fundit për gazin dëshmon se Serbia nuk po shkëputet nga politika e saj pro-ruse, madje thellohet varësia ndaj shtetit të Valdimir Putinit, që tashmë dyshohet për krime lufte në Ukrainë.

Kështu deklaron profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Ibrahim Gashi, që thotë se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen për t’i dëshmuar Brukselit se Beogradi mund të shndërrohet në pengesë për integrimin evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe po shndërrohet në kërcënim për sigurinë në rajon.


Gashi këshillon institucionet e Kosovës që t’i kthehen projektit për gazin amerikan si një kundërpërgjigje ndaj lëvizjeve të Serbisë në raport me Rusinë.

Kjo marrëveshje, sipas tij, mund të mbajë peng edhe vet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë përmes së cilit synohet të arrihet njohja reciproke mes të dy vendeve. Mirëpo, Serbia të shndërrohet edhe në mjet në dorën e Rusisë për të destabilizuar Ballkani Perëndimor sa herë i leverdis Putinit.

“Tani si duket Rusia ka nevojë që ta mbajë Serbinë larg proceseve integruese, që të mbajë Serbinë si një eksponent të vetë të Ballkan përmes të cilës ajo do të pengojë politikat e integrimit të Ballkanit në institucionet euroatlantike, të pengojë edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi i cili siç pretendohet do të ketë një marrëveshje finale përmes të cilët Serbia do ta njoh Kosovën dhe këtu Rusia ende kalkulon që ta përdorë Serbinë, dhe eventualisht nëse duhet që të ndodh njohja e Serbisë ndaj Kosovës, Rusia të ketë përfitimet e veta. Politika e kësaj marrëveshjeje përmes një telefonate flet shumë për ndikimin që ka Rusia mbi Serbinë edhe aktualisht. Natyrisht që Rusia ka nevojë që t’i ruajë e forcojë lidhjet me një shtet si Serbia në Ballkan edhe me qëllimin final të saj që ta përdorë Serbinë edhe për të nxitur ndonjë provokim në rajon në mënyrë në një kohë kur vëmendja e faktorit ndërkombëtar është e përqendruar në konfliktet e Ukrainës dhe kur presioni ndërkombëtar është i madh mbi Rusinë”, u shpreh Gashi për KosovaPress.

Analistët serbë për marrëveshjen e gazit rus: Çmimi 'vëllazëror' gjithmonë sjell diçka tjetër
Lexo po ashtu Analistët serbë për marrëveshjen e gazit rus: Çmimi 'vëllazëror' gjithmonë sjell diçka tjetër

Profesori universitar konsideron se Serbia nuk po ndryshon qëndrim ndaj Rusisë, përkundrazi është duke thelluar varësinë e saj ndaj Putinit.

“Mos përfshirja në vendosjen e sanksioneve dhe tash ripërtëritja e një marrëveshje për gazin flet se Serbia nuk po shkëputet nga politika e saj pro-ruse nga varësia e saj pro-ruse. Të gjitha këto obstruksione që Serbia ia bën proceseve të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor janë obstruksione të drejtpërdrejta që në fakt mund të kenë pasoja dhe do të kenë pasoja në zgjatjen e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Gashi thekson se përkundër që Kosova e pretendon integrimin në Bashkimin Evropian, synim kryesor aktualisht duhet të ketë integrimin në NATO. Ai i konsideron kërcënuese për paqen në rajon lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë.

“Një situatë e tillë do të duhej të shfrytëzohej nga institucionet e Kosovës, do të duhej të bëhej shumë presion mbi Brukselin lidhur me obstruksionet që po i bënë Beogradi proceseve integruese dhe kontakteve dhe lidhjet e ngushta që po i mban me Rusinë edhe më tutje, dhe duhet mbase nëse jo në BE për shkak të procedurave administrative që janë të gjata, atëherë duhet të synohet integrimi në NATO sepse këto lidhje kaq të ngushta të Serbisë me Rusinë janë jo pak kërcënuese për paqen dhe sigurinë në rajon, dhe në radhë të parë në Kosovë dhe në Bosnje, andaj unë mendoj se Kosova duhet ta synojë përmes mbështetjes ndërkombëtare duhet të vazhdojë me lobimin që të krijojë një klimë dhe opinion ndërkombëtar që Kosova duhet të përfshihet në NATO, unë e shoh pak më të lehtë mbase edhe më me prioritet anëtarësimin e Kosovës në NATO, fillimisht në Partneritetin për Paqe pastaj dhe në NATO”, theksoi Gashi.

Marrëveshja Serbi-Rusi për gazin, klasa politike në Kosovë: BE-ja të ndërmarrë masa ndaj Beogradit, Vuçiqi po manipulon me ta
Lexo po ashtu Marrëveshja Serbi-Rusi për gazin, klasa politike në Kosovë: BE-ja të ndërmarrë masa ndaj Beogradit, Vuçiqi po manipulon me ta

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, shprehet se një kundërpërgjigje e mirë ndaj veprimeve të Serbisë do të ishte nënshkrimi i marrëveshjes për gazin amerikan.

“Sigurisht një kundërpërgjigje e mirë do të ishte të nënshkruhej marrëveshje për gazin amerikan e cila u la nga Qeveria pa një përgjigje, në fakt u tha se po studiohet edhe më tutje. Mendoj se Qeveria ka marrë kohën e duhur që ta studiojë këtë projekt dhe është koha të dalë me një miratim të këtij projekti edhe se ndonjëherë këto projektet ekonomike kanë edhe konotacion politik dhe kanë edhe mesazhe politike dhe do të duhej që një mesazh politik se Kosova është e rreshtuar dhe pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ishte edhe aprovimi miratimi i këtij projekti të gazit, Qeveria duhet të tregojë gatishmërinë tani”, shprehet ai.

Për vazhdimin e marrëveshjes së gazit të mes të Serbisë dhe Rusisë ka reaguar edhe Bashkimi Evropian i cili kërkoi nga Serbia që të mos forcojë edhe më shumë lidhjet e saja me Rusinë.

Reagime ka pasur edhe nga krerët kosovarë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit.

Serbia është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të paprovokuar ndaj Ukrainës. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori