LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Gashi: Në bazë të ligjeve të Kosovës, të arrestuarit për sulmin në veri mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Avokati, Tomë Gashi në lidhje me arrestimin e të dyshuarve për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës të dielën e 24 shtatorit ka thënë se mund të dënohen me burgim të përjetshëm pasi polici, Afrim Bunjaku është vrarë gjatë kryerjes së detyrës.

“Mund të dënohen me burgim të përjetshëm sepse polici është vrarë në detyrë zyrtare, të dyshuarit i pret një departament special në Prishtinë, dhe në të ardhmen do të ketë punë sistemi juridik me ta”, ka thënë Gashi.


Ai në RTV Dukagjini ka thënë se të dyshuarit e kanë situatën më të volitshme se të vrarët pasi do të përballen me sistemin ligjor të Kosovës.

“Sipas termeve, më duhet të them se janë të dyshuar, besoj që shumë shpejt do të akuzohen. Prokuroria nuk ka pse të ngutet me këtë procedurë penale, por pas situatës së krijuar, do të ketë interesim kombëtar për të parë se çfarë ka ndodhur në realitet.  Hetuesia duhet të nxjerrë informata se si ka mundur të vijë situata deri këtu”, ka vijuar ai.

Prokurori Naim Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, shtetas të Serbisë
Lexo po ashtu Prokurori Naim Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, shtetas të Serbisë

Ndryshe,  rreshteri policor, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë më 24 shtator, pas një sulmi të armatosur nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në Zveçan, të banuar me shumicë serbe.

Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është plagosur edhe një polic, ndërsa janë lënduar edhe dy zyrtarë policorë.

Të vdekur mbetën edhe katër sulmues.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar për përfshirjen e tyre në sulmin ndaj policisë. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë veprat terroriste.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare dhe bënte jetë të shfrenuar

Vrasja e Liridonës, gazetarja Lala: Familjarët e saj më thanë se Naimi kishte probleme financiare dhe bënte jetë të shfrenuar

Lajme
Pamjet e para pas aksidentit në Itali ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë – vetura e tyre përfundoi në lumë

Pamjet e para pas aksidentit në Itali ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë – vetura e tyre përfundoi në lumë

Kronika e Zezë
“Kishte tentativa të tjera të Naimit për ta vrarë Liridonën”, gazetarja Lala: Pse nuk i besoj babait të Naimit

“Kishte tentativa të tjera të Naimit për ta vrarë Liridonën”, gazetarja Lala: Pse nuk i besoj babait të Naimit

Lajme
Njësiti Special Intervenues sot në protestë, bashkë me ta edhe Sindikata e Policisë së Kosovës

Njësiti Special Intervenues sot në protestë, bashkë me ta edhe Sindikata e Policisë së Kosovës

Lajme
Arrestohet në Kosovë Gëzim Çela, “baroni i drogës” së Shqipërisë

Arrestohet në Kosovë Gëzim Çela, “baroni i drogës” së Shqipërisë

Kronika e Zezë
Ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit të vrasjes së Liridonës

Ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit të vrasjes së Liridonës

Lajme
Kalo në kategori