LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Mbetemi konsistent dhe jashtë lojrave politike

Gashi: Mbetemi konsistent dhe jashtë lojrave politike

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, pas takimit që kishte sot me përfaqësuesit e EVN-së, para gazetarëve ka folur edhe për situatën aktuale politike. Ai deklaroi se Lëvizja Besa mbetet edhe më tej kozistente në qëndrimet e saj të shprehura në platformën Ridefinimi si dhe në platformën e përbashkët të partive shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket qëndrimit të Lëvizjes Besa ne kemi qenë konsekuent dhe do të jemi deri në fund. Ajo që ne e kemi shënuar në platformën tonë Ridefinimi se jemi për zyrtarizim të shqipes, për barazi ekonomike, kulturore, integrim, i njëjti nënshkrim dhe i njëjti përkushtim i joni do të jetë edhe në çfarë do dokumenti tjetër qoftë. Për këtë arsye ne e pranuam atë deklaratë dhe do të jemi konsekuent kërkesave. Por shihet qartë se ka qenë trik i dikujt që ta fusë Lëvizjen Besa në një kombinim por secili mer përgjegjësinë për veprimet e veta, ne do të vazhdojmë ta bëjmë betejën për vlera, për parime, për atë që e kemi thënë para elektoratit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë betejë”, deklaroi Gashi./Telegrafi/