LAJMI I FUNDIT:

Gashi: LDK nuk bashkëpunon me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Gashi: LDK nuk bashkëpunon me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti
Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi gjatë intervistës për “Përballje”, Foto: Ridvan Slivova

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i quan shpifje dhe lajme të rreme, se kinse ai ka deklaruar se do ta përkrahin Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai ka deklaruar se “LDK nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti”.


“Një gjë s’duhet harruar kurrë; ne mund të jemi kundërshtarë politik, mund t’i kemi dallimet tona, mirëpo për kombin e shtetin jemi bashkë përherë”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Gashit:

“STOP propagandës, mashtrimit e shpifjeve!

Kuzhina shpifëse pro pushtet po shpërndan lajme të rreme, kinse unë kam deklaruar se do ta përkrahim Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë. Gënjeshtër e kulluar. E pavërtetë e madhe. Gënjeshtra, shpifja e mashtrimi nuk janë në kulturën tonë, ato kanë qenë e janë pjesë e kulturës së kundërshtarëve të kombit e shtetit tonë.

Ta çmojmë e respektojmë etikën si dhe ta ruajmë traditën tonë shqiptare; ta themi të vërtetën.

Deklarata ime, përkatësisht lajmi i vërtetë, bashkë me përmbajtjen e vërtetë, është si në vijim: LDK nuk do të bashkëpunoj më Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Një gjë s’duhet harruar kurrë; ne mund të jemi kundërshtarë politik, mund t’i kemi dallimet tona, mirëpo për kombin e shtetin jemi bashkë përherë”, ka shkruar Gashi.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha sot se pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, se partia e tij  synon rrëzimin e Qeverisë Kurti, dhe se për këtë qëllim bëri me dije se rreshtohet edhe me opozitën.

Gashi: Në vjeshtë mund të bie Qeveria, 8 deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK
Lexo po ashtu Gashi: Në vjeshtë mund të bie Qeveria, 8 deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK

Ndryshe, ditë më parë Gashi ka thënë se në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2, pasi sipas tij në shenjë pakënaqësie, tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK.

“Në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2″, ka deklaruar Gashi, duke thënë se koha e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një qeverisje komode ka skaduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori