Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës ka shprehur shqetësim për situatën e tanishme të debatit publik dhe përfshirjen e figurave kriminale në qeveri dhe parlament.
Ai e ka cilësuar këtë si një zhvillim të rrezikshëm dhe të dëmshëm për vendin.
“Është për keqardhje se ku ka mbërritur debati publik në Kosovë. Ka mbërritur në pikën e degjenerimit të vet, ku diskutohet sa është i përfshirë terroristi Radoiçiq në qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës,” tha Gashi, duke shtuar se kjo situatë është “fatkeqësi për Kosovën” dhe “dëmton sakrificën e secilit qytetar të këtij vendi.”
Gashi gjithashtu akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për përfshirje në krim të organizuar, duke thënë se partia është “e zhytur deri në fyt me kriminelët si Radoiçiq”.
Ai kritikoi ashpër mbështetjen që deputetët e LVV-së kanë treguar për këtë situatë, duke pyetur: “Çfarë përfaqësimi është ky, çfarë përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e grupit të tyre parlamentar vetëm akuzon, ndërsa këta entuziazmohen?”
“Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë, përfaqësimit në Kosovë. Çfarë përfaqësimi është ky, çfarë përfaqësojnë këta deputet kur kryetarja e grupit të tyre parlamentar del akuzon para, mbrapa, djathtas, majtas pështynë në tëra anët dhe këta entuziazmohen. Kush po gëzohet për çka po gëzohet, po gëzoheni se kush është më tradhtar se tjetri, po gëzoheni se kush i ka shërbye Serbisë më shumë se tjetri, kujt po i duartrokitni?”, th Gashi.
Gashi u shpreh se Radoiçiqi është një terrorist.
“Ai është një terrorist që ka kryer akt terrorist ndaj shtetit të Kosovës, ka vrarë një polic të Kosovës, dhe ju sot dilni këtu pa pikën e turpit dhe mburreni.”
Në fund, Gashi kërkoi që Lëvizja Vetëvendosje të shpjegojë lidhjet e saj me kriminelët dhe të ndalë akuzat e pabaza ndaj të tjerëve: “Nuk mund të koordinohesh me kriminelë dhe të akuzosh të tjerët kur vetë je i përfshirë”, tha Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Mbi 500 raste të reja në vit, çdo ditë vdes një shqiptar nga kanceri i zorrës së trashë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler