Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se gjatë këtij viti e kanë në plan hapjen e diskutimit me operatorët e telefonisë për brezat frekuencor frekuencor që ata do të kenë nevojë për vitet në vijim.
Ndarja e frekuencave sipas tij, do të bëhet për 15 deri në 20 vitet e ardhshme.
“Synojmë edhe ndarjen e brezave frekuencore, që u mundëson funksionimin e operatorëve aktual mobil edhe me teknologjitë e reja, e edhe me teknologjinë 5G”, tha Gashi.
Sipas tij, për vlerësimin e brezave frekuencore si dhe të pagesave për mirëmbajtje frekuencore të operatorëve ARKEP i ka njoftuar edhe operatorët e telefonisë mobile.
“Ne këtë vit, përveç që do të bëjmë ndarjen e brezit, do të jetë edhe vlerësimi i veçantë i brezave të caktuar. Për ketë i kemi njoftuar edhe operatorët IPKO e Vala. Konsiderojmë se ka hapësirë për një rivlerësim i cili nënkupton edhe mundësinë e uljes së çmimit për frekuenca”, ka thënë kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, për Telegrafin.
Ai ka treguar se operatorët kanë pasur ankesa për çmimet që paguajnë për frekuenca.
“Si ARKEP i kemi ritrajtuar ankesat e operatorëve dhe i kemi zvogëluar disa çmime, nuk ka arsye për shkak të ambientit operatorët të larohen nga Kosova. Po ashtu e kemi një plan tjetër që do të jetë vlerësimi i veçantë i brezave të caktuara”, tha Gashi.
Deklarimet e Kryetarit të Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashit rreth kësaj çështje mund t’i ndiqni nga minuta e 15 e intervistës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre