Ndarja nga jeta e kryetarit shumë vjeçar të Istogut, z. Fadil Ferati, ka hapur një epokë të re për partitë politike dhe votuesit istogas. Istogu nuk ka ndonjë traditë të pasur në ndërrimin e kryetarëve, që nga vitet 90, ishin zgjedhur vetëm dy. I pari ishte: z. Shaban Manaj, avokat i njohur dhe themelues i LDK-së për Istog, i cili pas luftë u vra brutalisht. Dhe i dyti, z. Fadil Ferati, i cili që nga zgjedhjet e para pas luftë ishte fitues i të gjitha zgjedhjeve, duke ndërtuar kështu një model qeverisesh të vetin, model i cili vazhdoj deri në kohën kur e largoj sëmundja e rend, çka i mori jetën duke qenë në krye të Istogut.

Istogasit, të mësuar me një traditë politike dhe me një model qeverisesh, sot po hapet një “epoke e re”, e cila do të quhet: “epoka post Fadiljane”. Shpeshherë fitoret e LDK –së në Istog, i janë atribuuar, si meritë e vendlindjes së presidentit të ndjerë Rugova. Bindje të cilën e kanë patur shumë nga analistët, politikanët dhe qytetaret jo istogas. Por nëse kthemi dhe e shohim fitoren e Feratit në dy palë zgjedhje të pas vdekjes se Rugovës, dëshmon, se një meritë jashtëzakonisht të madhe, ka patur edhe i ndjeri z. Ferati. Qëndrimi i tij i gjatë ne një pozitë të zgjedhur dhe vdekja po në atë pozitë, ka krijuar sfida, si për partitë pulitke ashtu për zgjedhësit istogas.


Sfida e pare është, se istogasit nuk janë mësuar me modele qeverisjesh, sepse e kanë patur vetëm një kryetar që nga pas lufta të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke mos patur mundësi që t’a krahasojnë me ndonjë tjetër, qytetaret do ti ve ne dilema shumë të mëdha. Sepse modeli qeverisesh i z. Ferati, ka qenë një sukses jo vetëm për Istogun, por sukses qe është ve në pah edhe nga të tjerë, që kanë patur pak njohuri për zhvillimet në Istog. Ky model i mirë qeverisesh u vulos edhe ne varrimin e të ndjerit. Varrim i cili jo vetëm që nuk ka ndodhur ndonjëherë ne Istog, por edhe me gjerë. Marrja pjesë aq masive në varrimin e tij, jo vetëm që ishte i gjithë Istogu aty, por kishin ardhur edhe nga e gjithë Kosova, duke përfshirë edhe drejtuesit e të gjitha partive politike.

Sfida e dytë, do të jetë për partitë politike, sepse ato kanë pake kohë qe të analizojnë dobësitë dhe përparësitë që janë krijuar, dhe kështu nuk do të kenë mundësi qe të ofrojnë alternativa, si për kandidat të mirë, po ashtu edhe programe zgjedhore. Kjo kohë e shkurtër do ta dobësoj shumë cilësinë e garës zgjedhore, këtu kam parasysh veçanërisht LDK-në, e cila do ta këtë të vështirë qe të dal me një kandidaturë serioze, që do ta mbajë afër elektoratin e Fadilit, sepse një pjesë e mirë e këtij elektorati, ka votuar për Fadilin, e jo për LDK-në.

Sfida e tretë , por jo me pak e rëndësishme, është edhe krijimi i një modeli të ri të kryetarit. Të gjithë ata kandidat, qe do të garojnë, e kanë të vështirë që t’a ndërtojnë një profil të vetin, sepse natyrshëm do të rrëshqasin drejt “modelit Fadiljane ”, model i cili do të jetë një kopje e keqe. Gjithmonë kopjet janë me të zbehta se sa origjinali. Jemi dëshmitarë se si disa liderë të partive politike, e sidomos presidenti i tanishëm, mundohet ta imitojnë presidentin Rugova, dhe atë jo në pak raste. Tejkalimi e famës dhe modelit të suksesshëm, është sfidë, jo vetëm në shoqëritë në tranzicion, por edhe ne vende me demokraci të zhvilluar.

Istogu, meriton një garë zgjedhore fer dhe demokratike, ku rezultati do të jetë i respektuar nga të gjithë aktoret politik. Nuk do të doja që në Istog të “thyhen shpatat”, të qërohen hesapet e “luanëve” apo të “lahen kusure” politike në emër të komunave të tjera. Dihet mirë se çka ka ndodhë në Gjakovë, apo me stërzgjatje në Prizren dhe Lipjan, ose paqartësia me Gjilanin. Vdekja e Fadilit, si dhe nderimi që iu bë atij, meritojnë respekt, po ashtu istogasit nuk janë mësuar me një klimë politike agresive. Çdo klime agresive zgjedhore, do ta rrëshqas Istogun drejt destabilzimit politik dhe ekonomik, me çka do të prishej ajo traditë e mirë politike zgjedhore që është krijuar këto dhjet vitet e fundit.

Të gjitha partitë politike, sidomos këto të mëdhatë, pra: LDK, PDK AKR, AAK dhe LDD si dhe kandidat të pavarur, e kanë rrugën të hapur për garën e të parit të Istogut. Mundësitë pak a shumë për fitore janë të barabarta. Ato parti, që do të kenë kujdes me kandidatin dhe prioritet e Istogut, do të kenë shumë gjasa që të ngadhënjejnë.

Për fund, cilido që do ta fitojë garën, i sugjeroj që të orientohet me shumë në zhvillimin e bujqësisë, edukimin e të rinjve si dhe përkrahjen e “ambasadorëve ekonomik” që ka Istogu, e siç janë: Trofta, Loshi dhe tashmë se fundi edhe Termali i privatizuar.