Gara shpejtësie në Ferizaj, Policia dënon dy shoferë dhe u merr patentën

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se rreth orës 01:50, ka ndaluar dy shoferë, të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, përcjell Telegrafi.
Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se rreth orës 01:50, ka ndaluar dy shoferë, të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Sipas raportit, shoferi me inicialet B.B. (31 vjeç), që drejtonte veturën Audi, dhe E.K. (20 vjeç), që drejtonte veturën Mercedes me targa vendore, janë kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 113 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.
"Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjobë prej 500 euro, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj, ndërsa shoferit vendor i janë shqiptuar edhe 5 pikë negative. Shoferi tjetër kishte patentë-shofer të huaj. Të dy janë përjashtuar nga trafiku", thuhet në raport.
Matja e shpejtësisë është kryer me radar lazerik.
Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Policia thotë se do të vazhdojë me masa dhe kontrolle të shtuara me radarë në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik. /Telegrafi/

















































