LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerja e gërmimeve në Shtaval, Gara: Do të kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare ta rrisë presionin ndaj Beogradit

Ndërprerja e gërmimeve në Shtaval, Gara: Do të kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare ta rrisë presionin ndaj Beogradit

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka deklaruar se do të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj Beogradit zyrtar për të qenë më bashkëpunues në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Këtë deklaratë Gara e ka bërë në një prononcim me shkrim për Telegrafin, teksa ka komentuar vendimin e Komisionit të Serbisë për të ndërprerë punimet në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë.


“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës edhe në këtë rast ashtu si në rastet dhe lokacionet tjera do të vazhdoj koordinimin e plotë me bashkësinë ndërkombëtare gjithnjë duke kërkuar rritje të presionit ndaj Beogradit zyrtar për të qenë më bashkëpunues në këtë proces, por edhe në mundësinë e sigurimit te të dhënave nga arkivat ndërkombëtare në këtë rast imazhe plotësuese satelitore mbi bazën e të cilave do të mund të saktësohet lokacioni i varrezës masive”, ka thënë Gara.

Ndërprerja e gërmimeve nga Serbia për personat e zhdukur, reagon Qeveria e Kosovës
Lexo po ashtu Ndërprerja e gërmimeve nga Serbia për personat e zhdukur, reagon Qeveria e Kosovës

Ai tutje ka theksuar se ndarja e informatave nga arkivat e institucioneve të Serbisë është krucial për saktësimin e lokacionit të varrezës masive në këtë zonë por edhe në zonat apo lokacionet tjera brenda territorit të Serbisë.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini, i cili ka thënë se ky vendim i Serbisë është lojë e saj për ta zvarritur procesin e gërmimeve.

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini

“Lojnat e serbëve i bëjnë siç i kanë bërë në Kizhevak gjithmonë duke e shtyrë me vite. Por, ato lokacionet të cilat janë marrë vesh dy grupet punuese dy komisionet edhe prokuroria e tyre edhe na i kanë kryer sot”, ka thënë Çerkini.

Ai është shprehur se pala kosovare është e papërgaditur për t’i ndalur ato që ai i ka cilësuar si lojë të shtetit serb.

“Na e kontestojmë dhe ma shkurt si familjarë themi se është lojë e serbëve, sepse nëse nuk janë aty, duhet t’u themi ku keni lënë? Por kjo është lojë e cila vetëm serbët dinë ta luajnë. Mjerishtë ne jemi të papregaditur me e stagnu këtë lojë të Serbisë”, është shprehur Çerkini.

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se duhet bërë më shumë në lidhje me temën e të pagjeturve. Sipas tij ata do duhej të jepnin informata më të sakta në mënyrën që të mos zvarriten këto procese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori