LAJMI I FUNDIT:

Gara për kryetar të Gjykatës Penale do të jetë e fortë (Video)

Gara për kryetar të Gjykatës Penale do të jetë e fortë (Video)

A do t’i rriten tensionet në Gjykatë konkursi i ri për kryetar të Gjykatës Penale!? Të enjten, Këshilli Gjyqësor edhe zyrtarisht do të shpallë konkurs për kryetarin e Gjykatës më të madhe në vend. Tani për tani, nga Gjykata e Shkupit nuk ka paralajmërim se cili nga gjykatësit do të garojë. Në ndërkohë, Këshilli do të bëj rivlerësimin e punës së gjykatësve për vitin 2015 dhe 2016. Paraprakisht në garë për kryetar të Penales ishin gjykatësit Ivan Xholev dhe Vlladimir Pançevski i cili në krye të Gjykatës ishte 4 vite. Xholev shpjegoi se do ta pres epilogun e vlerësimit e më pas do të vendosë nëse do të garojë.

”Sipas të gjitha gjasave, do të kandidohem. Por fillimisht të presim të përfundojë vlerësimi për vitin 2015 dhe 2016, dhe të shohim kush çfarë vlerësime ka marrë nga Këshilli”, u përgjigj gjykatësi Ivan Xholev.

Ish-kryetari i Penales, Vlladimir Pançevski nuk u përgjigj në pyetjen e televizionit Alsat, nëse sërish do të kandidohet për postin e kryetarit. I pakapshëm për koment ishte edhe Gjykatësi Vlladimir Tufekgjiq, i cili në konkursin e kaluar fillimisht vendosi të kandidohet, e me pas u tërhoq nga gara.

Gjykatësit Xholev dhe Pançevski treguan ambicie të fuqishme që të bëhen kryetarë të Gjykatës Penale në konkursin e kaluar. Përveç që dorëzuan kandidatura zyrtare, ata ngritën edhe kallëzime penale kundër njërit -tjetrit. Hapin e parë e bëri Xholev i cili ngriti kallëzim për ryshfet kundër Pançevskit. Vijoi kundër-kallëzimi nga Pançevski me arsyetimin se Xholev në Prokurori ka dhënë dëshmi të rreme.

Por, përveç kallëzimit penal, ish kryetari i Penales, kërkoi nga Këshilli për fakte dhe vërtetim të përgjegjësisë për gjykatësit, të kosntatojë sjellje të papërgjegjshme të Xholevit. Pranë Trupit të njëjtë, arriti kundër-kallëzim nga Xholevi për Pançevskin me arsyetimin se faqen e internetit të gjykatës, shefi i atëhershëm e ka shfrytëzuar për qëllime personale. Pançevski ishte në fokus të opinionit edhe jashtë gjykatës. Komuna Qendër mori vendim për rrënimin e katit të ndërtuar pa leje.

Mbindërtimi ishte në qendër të qytetit. Në atë kohë, Pançevski si investitor, vetë e rrënoi pjesën për të cilën nuk kishe dokumentacion përkatës. Për momentin në krye të Gjykatës Penale është ushtruesi i detyrës kryetar, gjykatësi suprem Stojançe Ribarev i cili zëvendësoi kryetaren e mëparshme, gjykatësen Tatjana Mihajllova. Ajo u tërhoq pasi Supremja ia zhvlerësoi tërë orarin e gjykimeve./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori