Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës (KQPZh) ishte nikoqir i takimit koordinues të projektit “Përkrahja e vazhdueshme e ICMP në trajtimin e rasteve të personave të zhdukur në Kosovë”.
Përpjekjet aktuale në identifikimin e personave të zhdukur u diskutuan në prani të përfaqësuesve të shoqatave të familjarëve të personave të zhdukur, Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ambasadorit Suedez në Kosovë, Zëvendës ambasadorit të Italisë, Shefit të Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, përfaqësuesve të ambasadës Britanike, si dhe institucioneve të tjera kompetente, si Instituti i Mjekësisë Ligjore, Agjencia e Forenzikës dhe Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.
Në fokus të takimit ishte angazhimi institucional me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë në ‘procesin e inventarizimit të mbetjeve mortore të paidentifikuara’ që vazhdojnë të jenë nën kujdesin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, fuqizimi i kapaciteteve të Agjencisë Kosovare të Forenzikës, si dhe përkrahja e vazhdueshme për familjarët e personave të zhdukur dhe shoqatat familjare.
Udhëheqësi i Njësisë së KQPZh, Kushtrim Gara, duke falënderuar partnerët ndërkombëtarë për përkrahjen, si dhe duke prezantuar angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, theksoi se mungesa e informacioneve të besueshme për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me forcë dhe mosbashkëpunimi i Serbisë përbëjnë një pengesë të madhe në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Që nga janari i vitit 2022 janë identifikuar 3 persona (dy identifikime të reja që ishin në Listën e Personave të Zhdukur dhe një rast konfirmimi), ndërsa në ditët në vijim priten edhe raporte të tjera të ADN-së që do të mundësojnë identifikime të reja, te të paktën edhe 4 personave, viktima të luftës. Po ashtu, në ditët në vijim, pritet të vazhdohet me gërmime në lokacionet për të cilat tanimë janë siguruar urdhëresat nga gjykatat kompetente, me angazhimin e Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Duke vlerësuar të arriturat e deritanishme, përfaqësuesit e familjarëve të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, kërkuan më shumë angazhim dhe përkrahje për familjet, si kategoria më e goditur nga lufta.
Drejtori i Programit për Evropë i Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), Matthew Holliday prezantoi rezultatet e deritanishme gjatë periudhës së projektit dhe theksoi gatishmërinë e ICMP për të përkrahur Republikën e Kosovës. Duke falënderuar KQPZh-në për mikpritjen e këtij takimi, z.Holliday theksoi se ICMP vazhdon ta trajtojë çështjen e personave të zhdukur si çështje të sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe llogaridhënies.
Në takim u theksua angazhimi dhe përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, KQPZh-së dhe institucioneve relevante për të përmbushur detyrat dhe obligimet në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, në respekt të së drejtës së familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Mbi përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në veçanti në këtë fazë të rëndësishme të procesit, para të pranishmëve folën edhe Ambasadori suedez, Jonas Westerlund, Zëvendës ambasadori italian, Ugo Ferrero, Shefi i Misionit të KNKK-së, Agim Gashi, dhe Sekretari i Ambasadës Britanike, Edward Lister.
Projekti “Përkrahja e vazhdueshme e ICMP në trajtimin e rasteve të personave të zhdukur në Kosovë” mbështetet nga Ambasada Suedeze në Republikën e Kosovës dhe Ministria e Jashtme e Republikës së Italisë, ndërsa zbatohet nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me KQPZh dhe institucionet tjera kompetente të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert