LAJMI I FUNDIT:

Instituti GAP: Pandemia COVID-19 la mbi 37 mijë kosovarë pa punë

Instituti GAP: Pandemia COVID-19 la mbi 37 mijë kosovarë pa punë

Instituti për Studime të Avancuara GAP thotë se pandemia COVID-19 ka lënë mbi 37 mijë qytetarë të Kosovës të papunë.

GAP thotë se vetëm në muajin prill janë regjistruar mbi 32 mijë punëkërkues të rinjë.

Raporti “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës“, tregon se si përhapja e pandemisë në Kosovë, e shoqëruar me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mbylljen e shumë veprimtarive afariste, pati një ndikim të menjëhershëm në tregun e punës.


Sipas GAP vetëm në muajin prill janë regjistruar gjithsej 32,377 punëkërkues të rinjë, duke bërë që numri i përgjithshëm i punëkërkuesve në Agjencinë e Punësimit të shkojë në 37,392 në katër muajt e parë të vitit 2020.

Një pjesë e madhe e tyre apo 16,820 janë gra. Marrë parasysh pjesëmarrjen shumë të ulët të aktivitetit ekonomik të grave dhe barrierat tjera në punësim, shkalla e papunësisë në mesin e grave mund të rritet edhe më shumë.

“Të dhënat nga Administrata Tatimore e Kosovës tregojnë se industritë të cilat punësojnë më së shumti punëtorë në Kosovë – ajo e tregtisë me shumicë e pakicë, e ndërtimtarisë dhe industrisë përpunuese, shënuan rënie të madhe të punëtorëve gjatë periudhës janar-mars 2020. Përderisa në mars të vitit 2019 në industrinë e tregtisë me shumicë e pakicë punonin rreth 80 mijë persona, në mars 2020 ky numër ra në rreth 43 mijë. Edhe numri i kontributpaguesve në Fondin Pensional të Kosovës (Trust) ka shënuar ulje prej rreth 20 përqind në shumicën e komunave të Kosovës”, thuhet në raportin e GAP, përcjell Telegrafi.

GAP tutje ka analizuar se me gjithë lehtësimin e masave kufizuese dhe hapjen graduale të veprimtarive biznesore, raporti vjen në përfundim se tregu i punës nuk mund të kthehet menjëherë në situatën e para-pandemisë.

Kjo për shkak se jo të gjitha veprimtaritë ekonomike që do të hapën do të kenë kërkesën e njëjtë për ofrim të mallrave apo shërbimeve si dhe për shkak se bota e pas-pandemisë mund të kërkojë veprimtari dhe shërbime të reja ekonomike të cilat kërkojnë edhe shkathtësi të reja.

“Andaj, pa një plan gjithëpërfshirës të rimëkëmbjes ekonomike numri i të pa punëve mund të rritet edhe më shumë në muajt në vijim”, thotë GAP. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Kalo në kategori