LAJMI I FUNDIT:

Gani Dreshaj tërhiqet nga kandidimi për deputet

Gani Dreshaj tërhiqet nga kandidimi për deputet

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, është tërhequr nga kandidimi i tij për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dreshaj, i cili ka thënë se shpreh keqardhje që nuk do të jetë kandidat në këto zgjedhje, transmeton Telegrafi.

“Fillimisht, shpreh keqardhje për nivelin dhe funksionalitetit e institucioneve të zbatimit të Ligjit, për çka unë nuk do të jem pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Tërë jetën dhe veprimtarinë time e kam projektuar në ndërtimin e mekanizmave të zbatimit te ligjit dhe në tërësi, shtetit.

Unë si prind, familjarë dhe bashkatdhetar i rritur në sistem demokratik, ku ligji është atdhe, bëj thirrje edhe tek deputetët tjerë që të hapin rrugë dhe të mbështesim mekanizmat e zbatimit te ligjit, në vendimet e tyre edhe në qoftë se vendimet nuk janë të drejta”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se “Ligji duhet të vlejë për të gjithë njësoj, për të njëjtën vepër unë largohem, ndërsa kolegët tjerë kanë gjet mënyra për te qenë ende ne lista, gjë e cila tregon se sa joserioz e i ndikuar është ky sistem”.

“Unë si deputet i zgjedhur dhe Zv. Ministër i Punëve te Jashtme, do të mbështes presidentin në ardhje, z.Ramush Haradinaj, për të bërë reforma dhe ndërtuar një shtet demokratik, në koordinim me partnerin tonë strategjik në Evropë, Gjermaninë, dhe partnerin tonë strategjik në botë, Amerikën”, ka thënë ai.

Dreshaj ka shkruar se nëse Kosova nuk do të jetë në krah me partnerët strategjik, atëherë vendi do të ketë pasja të pariparueshme.

“Duke ju falënderuar për mbështetjen te gjithë qytetarëve te Istogut dhe më gjerë, u jam mirënjohës dhe do të jemi bashkë në të gjitha etapat e zhvillimit te komunës dhe vendit. Nëse nuk do të jemi në krah me partnerët tanë strategjik dhe nëse nuk fillojmë të mendojmë qe shteti është në rend të parë do të kemi pasoja te pariparueshme, për të cilat Serbia është duke investuar”, thotë me tej Dreshaj.

Ai ka bërë lutje që Kosova të jetë e bashkuar kundër Serbisë.

“Bëj lutje që Kosova dhe populli të jenë të bashkuar kundër Serbisë dhe jo të merremi me njëri tjetrin dhe të punojmë për të rrënuar gjykata e për të dhunuar institucione. Atdheu është i fëmijëve tanë dhe ne duhet të investojmë në të ardhmen”, ka pohuar ai.

Kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këto zgjedhje nuk ka kandidat për kryeministër, pasi që synojnë vetëm postin e presidentit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori