LAJMI I FUNDIT:

GAMA për përvjetor me zbritje dhe produkte falas

GAMA për përvjetor me zbritje dhe produkte falas

Zakonisht jemi mësuar të dëgjojmë, të shohim apo të përjetojmë ditëlindje me torta, qirinj, fishekzjarrë, balona, shampanjë e të tjera si këto e të shoqëruar me urimet e dhurata. Por, kjo histori nuk është e njëjtë për disa njerëz të tjerë, të cilët si duket dalin përtej të zakonshmes duke zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet për të kremtuar përvjetorin e tyre.

Një nga ta që ka vendosur të festojë më ndryshe është kompania GAMA Electronics – importuesi më i madh i pajisjeve elektronike të markave më të mëdha të tregut botëror për tregun kosovar.

Në përvjetorin e 21-të, ata kanë lansuar ofertën më të pabesueshme nga kjo industri në Kosovë. Kush blen një frigorifer, për nder të përvjetorit të 21, në të gjitha dyqanet e Gama Electronics, merr një televizor ose një lavatriçe falas.

“Konsumatorët tanë besnikë nuk do të kenë nevojë të na sjellin dhurata për përvjetorin e kompanisë, mjafton të vinë në dyqanet tona, anembanë vendit dhe ne do t’u japim atyre dhurata”.

Sipas njoftimit të kompanisë, përpos dhuratave, klientët mund t’i blejnë produktet në këste mujore për 36 muaj pa kamatë me NLB Comfort Card.

Por, kjo nuk do të jetë dhurata e vetme për klientët nga përfaqësuesi më i madh i markave më të rëndësishme të pajisjeve elektronike.

“Festën nuk do e kemi kufizuar vetëm në dhurata. Përvjetorin e 21-të së bashku me klientët tanë ne kemi vendosur ta festojmë me shumë zbritje të tjera. Andaj ju presim të festën tonë të madhe”, thonë nga kompania GAMA Electronics.