LAJMI I FUNDIT:

Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve: Iniciativa Qytetare Rome në fakt është Lista serbe

Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve: Iniciativa Qytetare Rome në fakt është Lista serbe

Erxhan Galushi, kryetar i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës ka thënë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës, më 14 shkurt 2021 Iniciativa Qytetare Rome ka arritur të siguroj një numër të konsiderueshëm të votave, madje trefishin e votave nga tre subjektet politike tjera rome gjë që ia mundëson dy ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Galushi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se gjatë procesimit të rezultateve  preliminare, vërehet qartë se këto vota “RI” nuk do t’i kishte asnjëherë pa ndihmën e Listës Srpska, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe vet ata që do t’i “ndihmojnë” komunitetet, boshnjak, rom dhe goran.


Kinolli: Lista Serbe i ka siguruar mbi 3 mijë vota iniciativës pro-serbe, vota jonë është pro secilit shqiptar që nuk lejon ndikimin e Vuçiqit në Kosovë
Lexo po ashtu Kinolli: Lista Serbe i ka siguruar mbi 3 mijë vota iniciativës pro-serbe, vota jonë është pro secilit shqiptar që nuk lejon ndikimin e Vuçiqit në Kosovë

Lexoni të plotë postimin:

UZURPIMI I VENDEVE TË GARANTUARA NGA LISTA SRPSKA

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të  Republikës së Kosovës, me 14 shkurt 2021, Iniciativa Qytetare Rome “I Romani Iniciativa” nga Graçanica, ka arritur që  për herë  të  pare  që  gjatë  kandidimit të  saj në zgjedhjet nacionale të siguroj një  numër të konsiderueshëm të votave, madje trefishin e votave nga tre subjektet politike tjera rome gjë që ia mundëson dy ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Gjatë procesimit të rezultateve  preliminare, vërehet qartë se këto vota “RI” nuk do t’i kishte asnjëherë pa ndihmën e Listës Srpska, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe vet ata që do t’i ‘’ndihmojnë’’ komunitetet; boshnjak, rom dhe goran.

Prandaj, fare lehtë mund të konstatohet se “I Romani Iniciativa” në fakt është Lista Srpska!

Ky precedent i rrezikshëm duhet të ndalet menjëherë.

Mirëpres reagimin e të gjitha institucioneve të drejtësisë së bashku me të gjitha misionet diplomatike në Republikën e Kosovës.

Në rast se një gjë e tillë kalon pa u dënuar, atëherë ekziston rreziku qe në zgjedhjet e ardhshme Lista Srpska të krijon edhe parti tjera të komuniteteve pakicë me qëllim të uzurpimit të sa më shumë ulëseve në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Me këtë veprim është atakuar vota e lirë si dhe  vullneti i përfaqësimit të komunitetit Rom në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Kjo do të thotë tentim manipulimi që përmes vullnetit të komuniteteve jo-rom të përfaqësohet komuniteti rom. Krejtësisht e pa drejtë dhe jo kushtetuese!

Në tërësi është atakuar rendi kushtetues i vendit.

Një Iniciativë e tillë assesi nuk mund të paraqet vullnetin e plot dhe të garantuar për qytetarët e komunitetit Rom.

Matësi më i mirë tregues për një gjë të tillë është mënyra e sigurimit të votave të kontrabanduara  gjatë  zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në komunat me shumicë serbe, madje edhe 100% serbe, “I Romani Inicitiva”, ka arritur të kontrabandoj  një numër të konsiderueshëm të votave, si në vijim:

– Novobërdë 215 vota

– Lleposaviq 244 vota dhe

– Ranillug 199 vota

Një numër të dyshimtë të votave ka arritur të marr edhe në Mitrovicën e Veriut, Partesh dhe  Kllokot. Themi të drejtën, komplet procesi zgjedhor lidhur me Romani Iniciativën është i dyshuar.

Prandaj, ne, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës-LPRK, jemi në pritjen e publikimit të rezultateve finale nga KQZ dhe pastaj do te ndërmarrim veprime  tjera procedurale sipas ligjeve në fuqi.

Me respekt,

Erxhan GALUSHI – Lideri i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, LPRK”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori