Galliani: Milani nuk mendon për Barcën

“Ne nuk mund të mendojmë për Barcelonën dhe tani kemi dy ndeshje përpara ndaj Lazios dhe Genoas të cilat duhet t’i fitojmë patjetër”.
“Rrethi i ardhshëm i ndeshjeve do të jetë shumë i rëndësishëm. Është vendi i parë ndaj të dytit ashtu sikurse ndaj vendit të tretë dhe të katërt. Përpos Fiorentinës, skuadrat tjera kanë po ashtu aktivitet”.
“Ka shumë ekipe që luftojnë për vendin e tretë dhe ato janë Lazio, ne, Interi, Catania, Roma – gjashtë ekipe për vendin e tretë. Është një kampionat brenda një kampionati”, ka deklaruar Galliani. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































