LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Z Flip4 & Z Fold4 zgjedhja që çdo i apasionuar pas modës duhet të bëjë

Galaxy Z Flip4 & Z Fold4 zgjedhja që çdo i apasionuar pas modës duhet të bëjë

Gjithnjë e më shumë, moda e vërtetë, ajo që njerëzit përqafojnë po zhvillohet online, në profilet e blogereve të modës, influencueseve dhe njerëzve që vendosin trendet në rrjetet sociale. Videot dhe reel-s me miliona shikime, fotot perfekte të shkrepura në vendin e duhur duket se janë vendimtare për suksesin e gjithkujt që dëshiron të triumfojë në botën e rrjeteve sociale.

E kjo gjë nuk vjen rastësisht. Kah punës e orëve të tëra që njerëzit shpenzojnë për të krijuar kontent, gjithmonë duket se dikush do e ketë më të lehtë. Arsyeja? Investimi që bën në pajisjet që realizojnë të gjithë kontentin vizual, telefoni juaj inteligjent. Me 10 gusht Samsung prezantoi gjeneratën e katërt të smartphone-ve të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4 dhe pa asnjë dyshim, këto pajisje janë zgjedhjet që çdo i apasionuar pas modës apo blogere duhet të bëjë. Dizajni që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër të përmbajtjes, veçori që lehtësojnë kryerjen e disa detyrave njëkohësisht, foto dhe video pa duar, janë vetëm disa nga përfitimet që seria e re Galaxy Z ofron.


Një sistem kamerash i përmirësuar për të sjellë eksperienca të reja fotografike

Të gjithë qofshim influencer apo jo, kur postojmë një foto online apo një video sigurohemi që çdo detaj, ngjyrë, dritë t’i shkojë përshtat feed-it që kemi. Ky i fundit gati gati përcakton se çfarë personaliteti kemi, e njerëzit investojnë në dukjen e tyre, sikur rrjetet sociale të ishin një CV prezantimi tek qindra, mijëra njerëz që na shohin. E nëse nuk bëjmë pjesë në grupin e njerëzve që postojnë çdo gjë online, të gjithëve na pëlqen të ruajmë të paktën çdo moment në telefonin tonë. Me gjeneratën e katërt të pajisjeve të palosshme ju do të bëni fotot dhe videot më mahnitëse, falë sistemit të ri të kamerave të përmirësuar.

Galaxy Z Fold4 ka një kamerë kryesore të përmirësuar 50MP dhe sensorin e zmadhimit 10MP 3x. Fotot gjatë natës do të shndrijnë gjithashtu falë pikselëve më të mëdhenj dhe sensorit 23% më të ndritshëm. Mund të përdorni hartën e zmadhimit më të madh brenda Capture View për të parë qartë se çfarë po shkrepni në ekranin e madh, ose mund të bëni selfie me rezolucion të lartë me kamerën kryesore duke përdorur Rear Cam Selfie.

E për sa i përket pajisjes Galaxy Z Flip 4, një nga veçoritë kryesore është FlexCam, perfekt për të xhiruar video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht telefonin. Me Quick Shot të përmirësuar mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore. Gjithashtu, Galaxy Z Flip4 vjen me një kamerë të përmirësuar të pajisur me një sensor 65% më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 për foto dhe video më të qarta – ditën ose natën.

Argëtohuni dhe jini produktivë në të njëjtën kohë

Të jesh multi-tasking është një avantazh në botën që jetojmë dhe me smartfonët e ri të serisë Z, do të jetë edhe më e lehtë dhe argëtuese. Të shfletoni revistat e modës, të shihni modelet tuaja të preferuara në Instagram, apo të përdorni disa aplikacione në të njëjtën kohë është më se e mundur.

Tek përdorni Galaxy Z Fold4, do të jetë njësoj sikur të perdornit një kompjuter. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Përvoja e ‘multitasking’ bëhet edhe më e plotë falë SPen, duke mundësuar vizatimin dhe mbajtjen e shënimeve në Galaxy Z Fold4. Ky smartphone është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme. Gjithashtu, Samsung ka vazhduar bashkëpunimin me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur.

Ndërsa Galaxy Z Flip4 është krijuar për t’u përdorur vërtet ‘pa duar’ – duke bërë më shumë gjëra pa e hapur aspak telefonin. Kryeni telefonata, përgjigjuni mesazheve, hapni makinën dhe madje kontrolloni SmartThings Scene, të gjitha nga ekrani kryesor pa zhbllokuar telefonin.

Telefon të zgjuar që kalojnë çdo pritshmëri tuajën; Shprehni stilin tuaj si asnjëherë më parë

Falë funksionalitetit të pa-metë, dizajni fleksibël, elegant dhe qendrueshmërisë së gjeneratës së re të smartphone-ve Galaxy Z, Z Flip4 dhe Z Fold 4 do të kalojnë çdo pritshmëri tuajën. Të personalizueshëm si nga brenda ashtu dhe jashtë, përmes këtyre telefonave të zgjuar do shprehni veten tuaj si asnjëherë më parë. Unikaliteti që ju karakterizon, do shprehet mjaft mirë falë dizajnit kompakt si guaskë i Galaxy Z Flip4 që ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër.

Galaxy Z Flip4 përshtatet me stilin e çdo përdoruesi pasi vjen në ngjyrat: Grafit, Rozë e Artë, Blu dhe Ngjyrë Vjollcë. Mund ta përdorni si një smartphone i zakonshëm falë ekranit kryesor 6,7 inç ose ta palosni në madhësinë e duhur për t’u futur në xhep dhe të përdorni ekranin e jashtëm 1.9-inç.

Ndërsa, Galaxy Z Fold4 ofron dy telefona në një. Ai mund të përdoret lehtësisht me njërën dorë falëekranit të tij të kapakut 6,2 inç dhe gjithashut mund ta hapni për të qenë sa më produktiv falë ekranit kryesor 7,6 inç. Dhe kur ju duhet ta përdorni pa duar, thjesht vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë, gjeni një kënd të mirë dhe lëreni aty ndërsa zhvilloni aktivitetet tuaja. Galaxy Z Fold4 ofrohet në ngjyrat e rafinuara që përfshijnë gri në të gjelbër, bezhë dhe të zezë të tejdukshme. Përpos dizajnit unik, ngjyrave të veçanta e jo vetëm, Galaxy Z Flip4 dhe Z Fold4 janë gjithashtu pajisjet më të forta të palosshme ndonjëherë, falë kornizave Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ ekskluziv. Për më tepër, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë rezistente ndaj ujit pasi janë të pajisura me IPX8 [1].

Me blerjen e Samsung Galaxy Z Flip4 5G ose Samsung Galaxy Z Fold4 5G të bërë gjatë periudhës promocionale nga data 12 shtator 2022 deri më 16 tetor 2022, të gjithë përdoruesit kanë të drejtën për të përfituar një Samsung Galaxy Watch5 44 mm në ngjyrë grafiti ose një Samsung Galaxy Watch5 40 mm në ngjyrë rozë të artë. Për të përfituar të drejtën për të marrë dhuratë, pas blerjes së modelit Galaxy nga ky aktivitet promocional, përdoruesi i asaj pajisjeje duhet të regjistrohet përmes aplikacionit Samsung Members duke përdorur telefonin inteligjent të blerë si pjesë e promocionit jo më vonë se data 30 tetor 2022.

Mund të gjeni më shumë informacion rreth promocionit në këtë link

https://www.samsung.com/al/offer/complement-your-world-2022/, dhe për informacion shtesë rreth pajisjeve të përfshira në promocion, vizitoni https://www.samsung.com/al/


[1] IPX8 bazohet në kushtet e testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Nuk këshillohet të përdoret në plazh apo në pishinë. Nuk është rezistent ndaj pluhurit.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori