Gafa në anën tjetër dhe Vinicius e barazon rezultatin

Gjithçka është e barabartë në Anfield ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit (2-2) në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Pas gafës së Thibaut Courtois, i cili ia dhuroi golin Mohamed Salahut, erdhi radha të gabojë Alisson Becker.
Një aksion i Los Blancos i përcjellë deri në fund nga Vinicius Junior shkaktoi presion te ekipi nikoqir.

Në fund topi u kthye te portieri i Redsave, i cili në përpjekje për ta pastruar e goditi sulmuesin e Realit dhe topi përfundoi në portën e tij (36’).
Kujtojmë që rezultatin e zhbllokoi Darwin Nunez me thembër (4’), ndërsa Mohamed Salah e dyfishoi epërsinë e vendasve (14’) pas gafës nga Courtois. Vinicius Junior barazoi gjithçka me dy golat e tij (21’ dhe 36’). /Telegrafi/










































