LAJMI I FUNDIT:

Gafa e radhës nga Dodik, tentoi të urojë Izraelin në gjuhën angleze: I would send message to all Juwish people

Gafa e radhës nga Dodik, tentoi të urojë Izraelin në gjuhën angleze: I would send message to all Juwish people

Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, mbrëmë në gjuhën angleze ka tentuar t’ua urojë hebrenjve festën, kurse urimi për shkak të gabimeve gramatikore është bërë viral.

Kjo nuk është hera e parë që Dodik bën gafe të tilla dhe shpesh në opinion njihet si një ndër politikanët serbë që bënë më së shumti gafe, e në veçanti kur shfaqet para ekraneve televizive, transmeton Telegrafi.


“In those times of reflection and pray, I would like to send message to @Isaac_Herzog the State od Israel and all Juwish people: G’ma Chatimah Tova”, ka shkruar Dodik.

Në gjuhën shqipe do të thotë “në kohën e reflektimit dhe lutjeve, dua t’i dërgojë mesazh presidentit të Izraelit, Isaac Herzog dhe tërë popullit izraelit me fjalët G’mar Chatimah Tovah”.

Në vend të “Jewish”, Dodik e shkroi “Juwish” që është një gabim trashanik. Ai bëri edhe disa gabime tjera gramatikore siç ishte rasti i “od” në vend të “of”.

Mjaftuan këto gafe që të fillojnë talljet në llogari të tij në rrjetet sociale.

“Këta njerëz janë analfabetë funksional në çdo gjuhë”, ishte një prej komenteve të shumta.

Madje disa nuk hezituan të tallen edhe me humor më të rëndë “Surbian-Juwish brotherhood”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Kalo në kategori