Kjo mund të jetë gafa e parë e dukeshës së Sussexit.

Meghan Markle, një grua që është në muajt e parë të shtatzënisë, ka qenë në sy të publikut që kur ajo njoftoi se së shpejti do të bëhet nënë.


Bukuroshja amerikane dhe bashkëshorti i saj po vazhdojnë turneun e pushimeve në kontinentin e Australisë.

meghan 1

Para se të arrinin në Mbretërinë e Tongës, Meghan kishte vendosur që të vishte një fustan krejtësisht të ri ngjyrë të kuqe.

Megjithatë, veshja kishte një problem - në pjesën e poshtme kishte harruar ta largonte etiketën që ka bërë të bie në sy të mediave botërore.

Por, kjo nuk e ka penguar që 37-vjeçarja të duket e bukur dhe e hijshme në krah të bashkëshortit, Princit Harry.

Ndryshe, çifti pritet të bëhen për herë të parë prindër të një fëmije gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

meghan 2

meghan 3