LAJMI I FUNDIT:

Gacaferri: Bjeshkët e Kosovës kanë disa përparësi ndaj atyre të Zvicrës apo Himalajeve

Gacaferri: Bjeshkët e Kosovës kanë disa përparësi ndaj atyre të Zvicrës apo Himalajeve

Virtyt Gacaferri nga Balkan Natural Adventure ka thënë në “#Hashtag” në RTV Dukagjini thotë se agjencioni i tij është goditur mjaft shumë pasi ai punon me turistë të huaj.

Ai thotë se turistët vendor pos që nuk shpenzojnë ata ndotin edhe ambientin për dallim nga ata të huajt.


“Unë punojë më turistë të huaj që mbeturinat i marrin me këse me vete kur të kthehen në qytet”.

Gacaferri thotë se është shqetësuese dhe shumë e paqartë situata me kufijtë e që sipas tij po ndikon me planifikimet e turistëve të huaj për vizitat në Kosovë.

“Deri më tani sezonin e kemi të dështuar. Vetëm me 17 korrik do të vijë grupi i parë i turistëve polakë në Kosovë”.

Themeluesi i “Ballkan Natural Adventure” thotë se ai synon të sjellë në Kosovë klientelë ndërkombëtare dhe nuk preferon të merret me “bjeshkatarë që nuk shpenzojnë dhe persona të tjerë që vetëm mbeturina u sjellin bjeshkëve.

“Ne sjellim njerëz që kanë të ardhura mbi 100 mijë euro në vit. Ata kanë mjaft para për të shpenzuar. E mira është se të gjitha paratë mbesin këtu pasi ai turistë merr një guidë lokale, fle në një shtëpi fshati dhe ha ushqim fshati”.

Gacaferri thotë se bjeshkët e Kosovës kanë disa përparësi nga vendet tjera të botës.

“Përderisa Himalajet të ofrojnë një pamje të njëjtë për shumë kilometra bjeshkët e Kosovës të ofrojnë pamje shumëngjyrëshe në një shteg jo shumë të gjatë. Përparësi tjetër është se bjeshkët tona janë të paprekura në aspektin e infrastrukturës. Nëse në bjeshkët zvicerane nga ta kthen kohën sheh teleferika tek bjeshkët tona sheh vetëm natyrë të virgjër”, tha ndër të tjera Virtyt Gacaferri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Politikë
Kalo në kategori