Përkulja para viktimave të ekzekutuara pa gjyq është një simbolikë e mirë e cila përçon mesazh universal për paqe dhe liri mes njerëzve. Gjatë historisë, në të shumtën e rasteve, raporti i forcës ka qenë determinuesi i arritjes së paqes dhe lirisë. E përkthyer konkretisht, të fortit kanë krijuar paqe dhe liri për vete duke i robëruar të dobëtit,
Në fillim të shekullit XIX, në nivel global kemi përpjekjet e para sa i përket lirive njerëzore dhe institucionalizimit të luftës e cila gjatë historisë është përdorur si instrument për të krijuar “paqe dhe liri” për të fortit dhe robëri për të dobëtit. Përkundër këtyre përpjekjeve, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, janë akti më i vrazhdë i abuzimit me forcën ushtarake për qëllime të nënshtrimit të tjerëve.
Rasti i Luftës së Dytë Botërore është më eklatant: Gjermania naziste, si fuqi evropiane, në mënyrë institucionale kishte planifikuar dhe realizuar që jashtë vijës së frontit, në mënyrë sistematike të zhduk, shfaros popuj dhe grupe politike të cilët ata i konsideronin të “papërshtatshëm”. Ky përdorim i forcës ushtarake dhe policore për qëllime të shfarosjes së civilëve u vërtetua nga një gjykatë ndërkombëtare e organizuar me 1946, e njohur si “Procesi i Nynbergut”
Ngjashëm me Gjermaninë naziste, Jugosllavia, përkatësisht Serbia nën udhëheqjen e Millosheviqit, kishte planifikuar që në mënyrë sistematike t’i dëbojë dhe t’i zhdukë popujt joserbë dhe kundërshtarët politikë. E gjithë makineria politike, policore dhe ushtarake serbe, për një dekadë rresht ishte e orientuar kryesisht në dëbimin dhe zhdukjen kryesisht të boshnjakëve dhe të shqiptarëve. Gjatë kësaj përpjekjeje, vetëm në Kosovë, në një vend me rreth dy milion banor, Policia dhe Ushtria serbe e mbështetur në të shumtën e rasteve nga Kisha Ortodokse Serbe dhe banorët lokal serbë, gjakftohte ekzekutoi rreth 12 mijë shqiptar dhe dhunoi rreth 20 mijë gra. Duhet përmendur se pjesa më e madhe e ekzekutimeve janë bërë me torturë. Këtë fakt e ka vërtetuar një gjykatë ndërkombëtare e njohur si Gjykata e Hagës.
Në rastin e parë, pra të atij gjerman, kancelari Vili Brand në vitin 1970, në Varshavë, gjunjëzohet para monumentit “Getoja e Varshavës” që i bie se në mënyrë simbolik pranon fajin dhe njëkohësisht kërkon falje për krimet e shtetit gjerman. Dhe, kërkimi i faljes nga kancelari, nënkupton pranimin e fajit nga shteti gjerman.
Rasti i përkujtimit dhe përkuljes së presidentit Thaçi para një monumenti që përkujton “Viktima të terrorit shqiptar” nuk përkon me atë të Vili Brandit, pavarësisht se atë mund ta ketë këshilluar ndonjë këshilltar i tij që ky rast Thaçin mund ta madhështojë në përmasat e Brandit.
Ky është një gabim i keq për shumë arsye: së pari, viktimat nuk kanë qenë pjesë e “terrorit shqiptar” ngase ky krim nuk është planifikuar nga shteti shqiptarë, shteti i Kosovës, apo nga ndonjë organizatë politike apo ushtarake shqiptare. Krimi është bërë nga individë dhe ai duhet të dënohet, por jo në përmasën e nivelit sa presidenti i Kosovës për të kërkuar falje dhe për ta pranuar fajin. Aq më tepër kur shteti serb nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra në mënyrë të organizuar ndaj popullatës shqiptare.
Dhe, nëse dikush është fajtorë për vrasjen e këtyre civilëve, ky është shteti dhe Kisha Ortodokse Serbe, ngase ata planifikuan krimet kundër popullsisë shqiptare dhe implikuan serbët lokalë si pjesë aktive këto krime.
Vrasja e shëmtuar e këtyre civilëve serb ka qenë rezultat i inercisë së krijuar nga krimet e shtetit dhe kishës serbe, prandaj përkujtimi për këta civil nuk i përket presidentit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite