LAJMI I FUNDIT:

Gabimi në monedhën 50 dollarëshe do t’i kushtojë me vlera milionëshe shtetit të Australisë

Gabimi në monedhën 50 dollarëshe do t’i kushtojë me vlera milionëshe shtetit të Australisë

Rreth 46 milionë dollarë të rinj australian prej 50 dollarësh janë shtypur me një gabim drejtshkrimor në tekstin e tyre, konfirmoi Banka e Rezervës së vendit.

Kartëmonedha e re 50 dollarësh, u hodh në treg në tetor të vitit të kaluar, me një mori teknologjish të reja të dizajnuara për të përmirësuar aksesin dhe për të parandaluar falsifikimit e saj. Por kjo prerje përmban gjithashtu edhe një gabim gramatikor të fjalës “përgjegjësi”.


Në sfond paraqiten shkrimtari indigjen dhe shpikësi David Unaipon në njërën anë, dhe Edith Cowan, anëtarja e parë femër e parlamentit australian, nga ana tjetër, sikurse kish qenë që nga viti 1995.

RBA ka shtypur një “mikro-text” mbi kartëmonedhë me fragmente të librit Unaipon, ‘Përralla legjendare të aborigjenëve australianë’ si dhe fjalimin e parë të Cowan në parlament.

Gabimi i vogël ndodhi pikërisht në anën e Cowanit, në tekstin e fjalimit të saj.

“Është një përgjegjësi (fjala përgjegjësi është shtypur gabim) e madhe që të jem gruaja e vetme këtu dhe unë dua të theksoj domosdoshmërinë që ekziston për gratë e tjera këtu”, thotë ajo.

Të enjten, një zëdhënëse RBA tha se banka ishte “e vetëdijshme për këtë dhe drejtshkrimi do të korrigjohet në printimet e ardhshme”.

Australia është vendi i parë që ka përdorur kartëmonedha polimere, të cilat ishin shpikur nga CSIRO dhe prezantuar publikisht në vitin 1988. Krahasuar me paratë prej letre, polimeri ka rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë si dhe e bën më të lehtë që të përfshijë karakteristika për të ndihmuar personat me probleme të shikimit. Pikërisht 50 dollari i ri ka në sipërfaqe të tij disa pjesë të fryra që shërbejnë konkretisht për rastin e individëve që nuk mund të shikojnë, sipas bankës kjo është kartëmonedha më e qarkulluar në vend, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Prerje të reja të 5 dhe 10 dollarësh australianë do të prezantohen në treg së shpejti, ndërsa 20 dollari i ri është planifikuar për tetorin e ardhshëm. /Telegrafi/