LAJMI I FUNDIT:

Gabimet për shkak të të cilave pudra rregullisht bie nga fytyra

Gabimet për shkak të të cilave pudra rregullisht bie nga fytyra

A shihni çdo ditë gjurmë pudre në rrobat tuaja? Sa herë që e prekni fytyrën, shtresa e pudrës mbetet në gishta tuaj?

Nëse përgjigjet e të dy pyetjeve janë pozitive, koha është që të mësoni se cilat gabime i bëni:

1. Pudra e gabuar për tipin tuaj të lëkurës

Gjëja themelore ndaj së cilës duhet pasur kujdes është zgjedhja e pudrës e cila i përshtatet tipit të lëkurës suaj.

Personave të cilët kanë lëkurë të yndyrtë u rekomandohet përdorimi i pudrës pluhur dhe pa vaj në mënyrë që të arrihet më mirë dukja e lëkurës së fytyrës.

Për lëkurë të thatë nevojitet pudra si edhe për kurën për hidratizimin e fytyrës prandaj rekomandimi është pudra e lëngët apo kremi BB 2, transmeton Telegrafi.

Mos përdorni primer në vend të kremit hidratues

Fytyra duhet të pastrohet mirë dhe pastaj të qitet një shtresë e hollë e kremit ditor i cili i përshtatet tipit të lëkurës suaj.

Shumica e femrave i bëjnë këto tri gabime me rastin e përdorimit të pudrës: Dhe kështu shkatërrojnë tenin!
Lexo po ashtu Shumica e femrave i bëjnë këto tri gabime me rastin e përdorimit të pudrës: Dhe kështu shkatërrojnë tenin!

Zgjedhja e kremit të përshtatshëm është faktor qenësor i cili do t’i mundësojë pudrës ngjitje më të mirë për lëkure.

Kur ta ketë pirë lëkura përmbajtjen e kremit, mund të vazhdoni me qitjen e pudrës suaj.

Pastaj PATJETËR qitni primer të mirë. Shpejt do të bindeni që primeri i mirë vlen sikur ar – posaçërisht për vajzat e reja të cilat kanë lëkurë të yndyrtë. /Telegrafi/