Futbollisti Ruben Garcia, solidarizohet me popullin ukrainas – udhëton mijëra kilometra për të dërguar barna dhe ushqime dhe merr me vete 30 refugjatë
Lojtari i Osasunas, Ruben Garcia, përfitoi nga pushimi për ndeshjet e kombëtareve për të udhëtuar në Poloni dhe për të ofruar ndihma humanitare dhe për t’u kthyer me rreth 30 refugjatë ukrainas.
Para se të nisej për në Varshavë, spanjolli organizoi një event për furnizime për popullin ukrainas.
Mbledhja ishte një sukses i madh, dhe lojtari donte të falënderonte përmes rrjeteve të tij sociale të gjithë njerëzit që erdhën për të lënë ushqime, rroba dhe furnizime mjekësore.
Këtë të enjte, Ruben u nis për në Varshavë i shoqëruar nga e dashura, familja, miqtë, një përkthyes dhe një mjek.
Gjithsej 13 persona që udhëtonin me 5 furgona të ngarkuar me ndihma humanitare. Rruga e ekspeditës së drejtuar nga futbollisti kaloi nëpër Paris, Frankfurt, Dresden, Wroclaw dhe Krakov.
Pit stop ☕️#guasonessolidarios pic.twitter.com/iaxuW1YSQc
— Rubén García (@RubenGarcia14) March 24, 2022
Synimi ishte që udhëtimi të bëhej pa ndalesë, me ndërrime të vazhdueshme pas timonit, pasi donin të shkonin në Varshavë sa më shpejt të jetë e mundur.
Pasi arritën në Poloni, ata shkarkuan të gjithë materialin e mbledhur dhe u kthyen me 30 refugjatë ukrainas, duke përfshirë 12 fëmijë, nëna dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë.
Ideja e udhëtimit lindi pasi disa fqinjë të Rubenit i treguan se kishin bërë të njëjtin udhëtim ditë më parë. Futbollisti ka dashur të bëjë diçka të ngjashme dhe të veçantë nga Pamplona dhe pasi e ka diskutuar me familjen ka vendosur të organizojë këtë udhëtim. Për të koordinuar mbërritjen e materialit, Ruben Garcia kontaktoi me shoqatën Asociacion Segunda Familia dhe falë këtij bashkëpunimi, ai do të kthehet në Pamplona me refugjatët ukrainas. Nisma që ai bëri ka një llogari solidariteti që tashmë ka tubuar 12,350 euro.
Muchísimas gracias de corazón a todas las personas que han venido a Tajonar a traer su aportación de material!! Habéis superado nuestras expectativas 👏👏👏 Navarra una vez más no falla!! #GuasonesSolidarios pic.twitter.com/axqKzBrCgt
— Rubén García (@RubenGarcia14) March 20, 2022
Klubi dhe trajneri, Jagoba Arrassate, kanë qenë gjithmonë pro iniciativës së Ruben Garcias dhe negociatat mes dy palëve për marrjen e lejes së udhëtimit ishin shumë të thjeshta.
Në çdo moment klubi i kanë dhënë futbollistit të gjitha lehtësitë e mundshme dhe e kanë lejuar të anashkalojë stërvitjen e së enjten në mënyrë që të ketë më shumë kohë për të përfunduar udhëtimin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPaul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Man City publikon listën e re për Ligën e Kampionëve – shton tri transferimet e reja, përshihet edhe Rodri
Rikthimi i Neymar te Barcelona është i mundur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër