Diego Costa është futbollisti që është fauluar më shumë këtë sezon në kampionatin anglez.

Sulmuesi i Chelseat ka pësuar më shumë ndërhyrje të palejuara, ku plot 21 herë është ndaluar në këtë sezon të Ligës Premier, duke u bërë futbollisti me më shumë ndërhyrje të palejuara.


Pas Costas vjen shoku i tij i skuadrës, Eden Hazard, i cili ka pranuar plot 19 ndërhyrje të palejuara.

Pas belgut renditet futbollisti i Hull Cityt, Robert Snodgrass, i cili është fauluar plot 17 herë.

Ndërsa, lista mbyllet me talentin anglez të Tottenhamit, Dele Alli, i cili ishte objektiv i ndërhyrjeve të palejuara plot 15 herë. /Telegrafi/

Futbollistët më të fauluar në Ligën Premier këtë sezon: Diego Costa (21) Eden Hazard (19) Robert Snodgrass (17) Dele Alli (15)

telegrafi sport app