Përfaqësuesja e Kosovës do të takohet në kuadër të një ndeshje miqësore me kombëtaren daneze në stadiumin prishtinas të "Fadil Vokrrit".

Danezët për herë të parë do të takohen me lojtarët tanë, ku këta të fundit renditen 120 pozita më poshtë se kundërshtarët e sotëm.


Sipas ueb-faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve, transfermarkt.de, vlera totale e lojtarëve skandinav është tetë herë më e madhe se e "Dardanëve".

54728456 2391223140901312 3020699341644890112 n

Në fakt, kombëtarja e Danimarkës kushton së bashku 347 milionë euro, përkatësisht lojtari më i vlefshëm i tyre, Christian Eriksen, kushton 90 milionë euro.

Në anën tjetër, gjithë lojtarët e përfaqësueses sonë kushtojnë në total rreth 47 milionë euro, apo rreth dy herë më pak se Eriksen që kërkohet nga Real Madridi.

Kujtojmë se Danimarka suksesin më të madh në futboll e ka arritur në kampionatin evropian të vitit 1992, ku atëbotë ishin shpallur kampion.

Ndryshe, danezët kanë fituar edhe Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike të vitit 1906. /Telegrafi/

Screenshot 18 (Foto Transfermarkt.de)

danimarka (Foto Transfermarkt.de)

telegrafi sport app