LAJMI I FUNDIT:

‘Fustani i hakmarrjes’ – veshja transparente e Shakiras për Burberry

‘Fustani i hakmarrjes’ – veshja transparente e Shakiras për Burberry
(Foto: Instagram/Shakira/Splash)

Që kur u bë e ditur për ndarjen e Shakiras me partnerin e saj, Gerard Pique, pjesa dërrmuese e publikut është në krah të këngëtares kolumbiane dhe shkruajnë mesazhe mbështetjeje çdo ditë në rrjetet sociale.

Artistja tani është shfaqur edhe në fushatën e re të shtëpisë së modës Burberry, e cila në Instagramin e saj ka shpërndarë një fotografi në të cilën pozon me fustanin e tyre transparent.


“Quhet fustani i hakmarrjes”; “Ky është ‘fustani i ri i hakmarrjes’”; “Kështu e bëjnë femrat kolumbiane” – kanë shkruar fansat.

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

Këto komente i referohen fustanit me të cilin princesha Diana ishte shfaqur në publik kur u mor vesh se Charles e kishte tradhtuar për vite me radhë Camilan.

(Foto: Hello!)

Kujtojmë se Shakira së fundmi prezantoi duetin e paralajmëruar me portorikanen Ozuna të quajtur “Monotonia” dhe shumë besojnë se kjo flet për ndarjen me Pique.

Ndërkaq, në një intervistë për Elle, këngëtarja foli hapur për ndarjen, duke e cilësuar këtë moment si një nga më të vështirat në jetën e saj.

Pique tashmë është në një lidhje me studenten Clara Chia Marti dhe çifti nuk fshihet më nga publiku. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Burberry (@burberry)