LAJMI I FUNDIT:

Fushë Krujë: Digjet makina, dyshohet se u bë me qëllim

Fushë Krujë: Digjet makina, dyshohet se u bë me qëllim

Një makinë u dogj gjatë natës në Fushë Krujë në një ngjarje që dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:00 të 10 janarit në Lagjen Punëtori


Burime policore konfirmuan se makina me targa AA 141 AV rezulton në pronësi të shtetasit Xhemal Ferra.

Ky i fundit në dëshminë e parë ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person.

Policia ndërkohë thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.