LAJMI I FUNDIT:

Fushatë për mbështetje financiare të protestuesve të ”Revolucionit Laraman” që përndiqen

Fushatë për mbështetje financiare të protestuesve të ”Revolucionit Laraman” që përndiqen

Pjesëmarrësit në ”Revolucionin Laraman” kanë paralajmëruar për sot, një fushatë për mbledhje të financave, për të mbështetur bashkëprotestuesit e tyre, të cilët janë duke u ballafaquar me padi penale dhe për kundërvajtje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Revolucioni bëjnë të ditur se fushata do të fillojë në ora 13 dhe do të zgjasë deri në ora 1 e natës, kurse mbledhja e tyre do të bëhet në kafe „Izlet“.


Ndryshe, sot nuk do të protestohet në Shkup, mirëpo do të ketë protesta në Strumicë, Radovish, Vallandovë, Ohër dhe Prilep./Telegrafi/