Në Mal të Zi kanë mbetur edhe disa ditë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku 15 parti politike, koalicione dhe aleanca do të konkurrojnë për 81 vende në parlamentin republikan.
Ajo që të bie në sy është fushata e qetë, pa tensione politike, pa tubime të mëdha në ambiente të hapura, pa pllakata dhe bilborde.
Analistë të situatave politike thonë, se “opinioni në Mal të Zi tashmë është ngopur me tema të rënda politike, orientimi i politikanëve ndaj temave ekonomike dhe rekomandimeve për rritjen e standardit të qytetarëve dhe arsyeja e tretë e mosinteresimit të opinionit për zgjedhje është dhe vetë raporti i partive polItike”.
Tubimet partiake janë duke u mbajtur në mjedise të mbyllura në prani të aktivistëve dhe anëtarëve të partive.
Në këto tubime flasin bartësit e listave e më pas në rrjetet sociale jepen materiale nga takimet.
Sipas analistëve, edhe kjo ka një qëllim të caktuar, është më e lire në kosto dhe më efikase dhe si e tillë mbërrin më shpejt tek votuesit.
Shqiptarët e Malit të Zi në këto zgjedhje do të dalin në dy koalicione: “Aleanca shqiptare” dhe “Forumi Shqiptar”.
Zgjedhjet e 11 qershorit janë të gjashtat në radhë që nga pavarësia e Malit të Zi.
Zgjedhjet e fundit u mbajtën në vitin 2020 kur pas shumë vitesh Partia Demokratike e Soialistëve (PDS) kaloi në opozitë.
Zgjedhjet u shpallën nga ish-presidenti Millo Gjukanoviq, ku edhe ai pas mëse tri dekadash në postin e presidentit dhe të kryeministrit, u mund bindshëm nga rivali Jakov Millatoviq që u përkrah edhe nga partitë e tjera qeveritare.
Vendi ka një qeveri teknike, e cila prej muajsh të tërë udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Dritan Avbazoviq.
Zgjedhjet parlamentare, vendimtare për të ardhmen e vendit
Këto zgjedhje cilësohen shumë të rëndësishme nga faktori ndërkombëtar dhe vendimtare për rrugën që do të ndjekë Mali i Zi.
Ata thonë se do të përcjellin me shumë kujdes zgjedhjet edhe për shkak të ndërhyrjeve të jashtme të mundshme, veçanërisht ndërhyrjeve ruse.
Po ashtu me rëndësi janë edhe raportet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat herë pas here kanë pasur të çara të mëdha.
Këtu partitë pro serbe të tubuara rreth Frontit Demokratik dhe Kishës Ortodokse Serbe e shprehin hapur se janë për lidhje më të forta me Serbinë dhe Rusinë.
Liderët e tyre janë shpërblyer me medalje dhe mirënjohje herë nga Aleksandar Vuçiq, herë nga Milorad Dodik e herë nga Vladimir Putini.
E presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq është i bindur se zgjedhjet e 11 qershorit do të jenë të qeta dhe demokratike.
Ai ka pasur dhe takimin e parë si president me përfaqësuesit e subjekteve që garojnë e ku munguan përfaqësuesit e Frontit Demokratik pro-serb.
Vizitën e parë zyrtare Millatoviq e bëri në Bruksel dhe në selinë e NATO-s, ku tha se synim i Malit të Zi mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe përshpejtimi i reformave me qëllim që vendi të jetë përsëri lider në rrugën drejtë integrimit evropian.
Përkrahje serbëve të Kosovës
Ditëve të fundit, liderë dhe funksionarë nga radhët e Frontit Demokratik pro-serb, thonë se nëse do të kenë poste të rëndësishme në qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të kërkojnë zhvlerësimin e vendimit për njohjen e Kosovës.
Në Podgoricë në selinë e Kishës Ortodokse serbe, pas ngjarjeve në Mitrovicën e veriut, u mblodhën disa qindra qytetarë në shenjë mbështetjeje për serbët e Kosovës.
Pjesëmarrësit ishin veshur me bluza me mesazhe “Mali i Zi –Rusi”, “Vëllai për vëllain”, nuk ka dorëzim, etj.
Po ashtu ata brohoritnin “Kosova është zemra e Serbisë”.
Ndërsa për tubimin e Podgoricës u tha se u organizua nga një grup qytetarësh, të enjten (01.06) në Nikshiq koalicioni pro-serb ,”Për të ardhmen e Malit të Zi” organizoi tubimin tjetër në përkrahje të serbëve të Kosovës.
Tubimi në qytetin e Nikshiqit i dyti për nga numri i banorëve pas Podgoricës u organizua, sikurse u shpreh lideri i partisë Demokratike Popullore, Milan Knezheviq, ”me bekimin e autoriteteve të Kishës Ortodokse serbe”.
Sipas tij, me këtë tubim synohet dërgimi i mesazheve botës se “Vëllezërit serb në Kosovë dhe Metohi” nuk janë vetëm dhe se gjithmonë do të jenë pranë tyre. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë