LAJMI I FUNDIT:

Fushatë e Kryqit të Kuq për ngritjen e vetëdijes për nevojat humanitare të migrantëve

Fushatë e Kryqit të Kuq për ngritjen e vetëdijes për nevojat humanitare të migrantëve

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë me përkrahje të Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe sot organizon punëtori me përfaqësuesit e mediave në suaza të fushatës për ngritjen e vetëdijes për nevoja humanitare të migrantëve dhe aktivitetet për përkrahje që i zbaton Shoqata kombëtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Kryqi i Kuq i RM-së informojnë se sigurojnë përkrahje dhe ndihmë intensive për migrantët të cilët tranzitojnë nëpër Republikën e Maqedonisë, si dhe për personat të cilët gjenden në qendrat e vendkalimeve kufitare.


Aktivitetet e Shoqatës kombëtare zbatohen nga ana e 260 vullnetarëve dhe të punësuarve të cilët vazhdimisht gjatë tërë ditës sigurojnë përkrahje për migrantët më të prekur në qendrat pranuese afër vendkalimeve kufitare: në Gjevgjeli (drejt Greqisë) dhe Tabanovcë (drejt Serbisë).

Aktivitetet e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë janë përkrahur nga shumë donatorë vendor dhe ndërkombëtar. Përkrahja e Shoqatës kombëtare për migrantët është në formë të sigurimit të ushqimit, pakove higjienike, ndihmës së parë, vendosjes së lidhjeve familjare. /Telegrafi/