LAJMI I FUNDIT:

Fusha në “Fadil Vokrri” e dëmtuar tej mase, Ballkani do të luajë në “Air Albania”

Fusha në “Fadil Vokrri” e dëmtuar tej mase, Ballkani do të luajë në “Air Albania”

UEFA ka vendosur që ndeshja e Ligës së Konferencës  ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të mos luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjendja e stadiumit është shumë e keqe pas ndeshjeve ku Kosova priti Izraelin dhe Bjellorusinë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Së pari, Kosova i mposhti izraelitët me rezultat 1-0, e më pas me të njëjtin rezultat u mposht nga Bjellorusia.


Për fushë u ankuan futbollistët vizitorë të të dyja ekipeve, duke deklaruar se nuk kishin luajtur kurrë në fushë kaq të keqe.

Për të gjitha këto, sot ka reaguar edhe UEFA, e cila ka urdhëruar kampionin e Kosovës, Ballkanin, që ta presë Plzenin në një fushë tjetër.

Ende klubi suharekas ende nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar se në cilin stadium do të luhet ndeshja, por sipas faqes zyrtare të UEFA-s, ajo do të zhvillohet në Shqipëri.

Ndeshja do të zhvillohet në Air Albania në Tiranë, ndërsa opsion tjetër ishte edhe Arena e Kukësit.

Ndeshja Ballkani – Pilsen do të luhet të enjten e ardhshme, skuadra çeke tashmë e ka siguruar fazën eliminatore, ndërsa Ballkani po luftojnë për vendin e dytë me Astanan dhe Dinamon e Zagrebit.

Ballkani dhe Astana kanë nga katër pikë, ndërsa Dinamo nga tre pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori