Qeveria e Kosovës më në fund ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane “ContourGlobal”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, projekt ky i filluar qysh në vitin 2006.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, bën të ditur se marrëveshja financiare pritet të nënshkruhet javën e ardhshme. Ndërtimi i termocentrali që do të ketë një bllok prej 500 megavatëve, do të kushtojë 1.3 miliardë euro.
“Presim që në fund të vitit 2018, eventualisht në fillim të vitit 2019, të fillojë ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’, kurse në fillim të vitit 2023, presim ta kemi termocentralin funksional”, thotë Lluka.
Projekti për ndërtimin e termocentralit ka filluar në vitin 2006, kur Ministrinë e Energjisë dhe Minierave e ka udhëhequr Et’hem Çeku. Çeku nënshkrimin e projektit e konsideron si hap pozitiv në aspektin e furnizimit të qëndrueshëm, por thotë ai, kapacitetet elektrike prej 500 megavatësh janë të pamjaftueshme për një zhvillim të përgjithshëm ekonomik.
“Mirëpo, ky është zhvillim jo i mjaftueshëm që të arrijë të mbulojë kërkesat apo nevojat që Kosova ka. Qeveria e Kosovës është dashur të mendojë edhe për krizat energjetike në rajon siç kishim krizat e fundit në Shqipëri dhe Maqedoni. Prandaj, nëse krahasohet koncepti i menaxhimit të resurseve natyrore me konceptin e zhvillimit ekonomik më duket se institucionet e Kosovës që nga viti 2007 më shumë kanë bërë regres sesa progres”, thekson Çeku.
Sipas projektit fillestar, ndërtimi i termocentralit ishte paraparë të bëhet me kapacitet të prodhimit prej 2100 megavatesh, 1600 megavatë më shumë se në marrëveshjen aktuale. Ky projekt, për vite të tëra, apo varësisht nga ndryshimi i Qeverisë, ka pësuar edhe ndryshime.
Lluka konsideron se kapacitetet prodhuese prej 500 megavatësh janë të mjaftueshme, pasi, thotë ai, në të ardhmen do të investohet më shumë në rritjen e kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme.
“Aktualisht, Kosova ka dhënë deri në 200 megavat të energjisë në forma të ndryshme, qoftë me erë, qoftë solare apo me ujë. Mirëpo, unë parashoh që edhe 70 megavatë shtesë t’i rrisim gjatë vitit 2018. Në përgjithësi, ne duhet që t’i plotësojmë kriteret për 25 për qind nga energjia e ripërtërishme. Bazuar në këtë, ne do të kemi energji të mjaftueshme”, shpjegon ai.
Megjithatë, ministri tregon se me ndërtimin e këtij projekti, rritja ekonomike në Kosovë do të arrijë në 5 për qind, kurse gjatë procesit të ndërtimit, do të punësohen 10 mijë qytetarë.
“Ajo që është me rëndësi për ne, është punësimi i qëndrueshëm. Dhe, në punësim të qëndrueshëm në formë direkte do të punësohen 500 punëtorë”, shprehet Lluka.
Arritjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë fituese, e ka përshëndetur edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë. Në një komunikatë për media, thuhet se humbjet ekonomike shkojnë në 300 milionë euro në vit, për shkak të furnizimit të pasigurt më energji elektrike.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, thuhet më tutje në komunikatë, ka punuar me Kosovën që nga viti 2003 që t’ia sigurojë asaj të ardhmen energjetike, dhe ka përkrahur përsëritje të ndryshme të këtij projekti që nga viti 2006. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia