LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 20 armë të gjata AK-47, aktakuzë kundër 6 personave për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal

Sekuestrohen 20 armë të gjata AK-47, aktakuzë kundër 6 personave për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” sanksionuar me nenin 277 të Kodit Penal dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” sanksionuar me nenin 364 të Kodit Penal.

Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit S.S, E.Xh, Sh.H, Sh.J, S.H dhe M.L si grup i organizuar kriminal me dashje janë marrë vesh paraprakisht që të furnizohen, transportojnë, këmbejnë, ndërmjetësojnë dhe shesin në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme.


Në njoftim bëhet e ditur se gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë së të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar njëzet armë të gjata AK-47 dhe prova tjera materiale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori