I lëmuar, praktik, 550 kilometra me një mbushje, nivelin e katërt të autonomisë, VW shfaqë ID Buzz Cargo që pritet të jetë e ardhmja e furgonëve komercialë
Prej se e ka prezantuar konceptin e ID Buzz elektrik, që është zëvendësi i Microbus, të gjithë e kanë pritur me padurim lansimin e tij, transmeton Telegrafi. Ky furgon do t’i prije vargut të makinave elektrike nga Volkswagen, që sipas gjasave do të ketë edhe sedan dhe crossover.
Jemi shumë vite larg, prej kur një makinë e tillë do të hyjë në prodhim, por Volkswagen nuk ka nguruar së prezantuari edhe një koncept tjetër. Është ID Buzz Cargo, një furgon komercial që e ka si bazë ID Buzz.
Ngjashmëritë janë të mëdha, vetëm se i mungojnë dritaret dhe karriget, në mënyrë që të zë sa më shumë mallra dhe jo pasagjerë. Tavani ka panele diellore, të cilat ia shtojnë lëvizjes edhe 15 kilometra tjera, dyert hapen në mënyrë elektronike, duke rrëshqitur shumë lehtë.
ID Buzz Cargo pritet të lëvizë për 550 kilometra me një mbushje, ka nivelin e katër të autonomisë në vozitje, ndërsa mund të zë shpejtësi maksimale prej 160 kilometrave në orë. Teknologjia e lartë, i ofron lehtësi shoferit në vozitjen sa më praktike të këtij furgoni nga Volkswagen, që nuk pritet të prezantohet para tri vitesh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po zhvillohet karikimi i shpejtë me valë për veturat elektrike?
Renault ul çmimet
Versioni i Mansory i Rolls-Royce Phantom nuk është për shijen e të gjithëve
Porsche do të prezantojë veturën e modifikuar 964
Ford Mustang vetura sportive më e shitur në botë
Schwarzenegger ndihmon në promovimin e makinave elektrike (Video)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe